Duke pasur parasysh thjeshtësinë e saj mund të themi se keku me kakao dhe pa gjalpë është një ëmbëlsirë e përshtatshme për ata që janë fillestarë në kuzhinë.
Për këtë recetë nuk ju duhen shumë paisje kuzhine, mjafton një rrahëse vezësh ose pirun, një tas, pak përpjekje dhe shumë dashuri.
Falë kremit të djathit të përdorur në këtë recetë, ky kek do të jetë shumë i butë edhe pa praninë e gjalpit.
Ndërsa kakaoja do t’i japin një aromë vërtet të këndshme, perfekte për të kënaqur shijen tuaj!
AgroWeb.org ju fton të mësoni recetën e thjeshtë të këtij keku dhe të provoni ta përgatisni vetë atë.
Përbërësit
600 g krem djathi
4 vezë
200g sheqer
100g miell 00
50g kakao
8g maja pluhur për ëmbëlsira
Kripë
Sheqer pluhur për zbukurim
Përgatitja
Për të përgatitur kekun me kakao dhe pa gjalpë, filloni me brumin.
Hidhni kremin e djathit dhe sheqerin në një tas dhe përziejini mirë me një pirun derisa përbërësit të bashkohen.
Shtoni vezët dhe rrihini përsëri derisa të përftoni një krem të njëtrajtshëm. Në këtë moment shtoni miellin, majanë, kakaon dhe një majë luge gjelle kripë.
Rriheni përzierjen, derisa masa të bëhet homogjene dhe e njëtrajtshme.
Në një tavë të vogël shtroni letër pjekjeje dhe në të hidhni përzierjen që përgatitët.
Niveloni sipërfaqen me pjesën e pasme të një lugë dhe piqeni në furrë të nxehur më parë, në 170 ° për 45 minuta.
Pas kësaj kohe, hiqeni kekun nga furra dhe lëreni të ftohet.
Duke ngritur butësisht letrën e pjekjes, transferojeni kekun në një pjatë, aty spërkateni me sheqer pluhur dhe ndajeni në copa.
Këshilla
Kjo ëmbëlsirë mund të ruhet në frigorifer për 3 ditë. Nëse dëshironi ju mund ta pasuroni kekun, me lëkurë portokalli për më tepër aromë.