Panine të Mbushura me Mish të Grirë – Si t’i Përgatisni në Shtëpi

673 0

Paninet janë një nga recetat më të shpejta që mund të përgatisni. Përveçse ju nxjerrin nga situata shpejt kur jeni të uritur, ato kanë një shije të mrekullueshme çdo herë.

AgroWeb.org sot ju sugjeron recetën plot shije të panineve me mish të grirë. Mësoni recetën dhe përgatiteni edhe ju në pak hapa.

Përbërësit

3-4 panine

450 gr mish i grirë

30 gr qepë e grirë

30 gr spec i grirë

2 karrota të grira

2 thelpinj hudhër e grirë

180 ml salcë domatesh

Piper i zi

Kripë

Pak sheqer

Përgatitja

Vendosni një tigan mesatar në zjarr të lyer me pak vaj dhe shtoni mishin e grirë, bashkë me qepën, specin, karrotat dhe hudhrën.

Skuqini derisa mishi të marrë ngjyrë të kaftë përreth 10 minuta.

Kulloni të gjithë masën në mënyrë që të largoni lëngjet që kanë lëshuar perimet dhe mishi dhe lëreni të ftohet paksa.

Po aty shtoni salcën pak kripë, sheqer dhe vendosini në një tigan në zjarr të ulët për 30 minuta.

Shtoni sërish pak kripë dhe piper të zi e më pas përziejini të gjithë përbërësit bashkë.

Kur të keni përgatitur salcën merrni një panine ndajeni në gjysme dhe mbusheni me mishin e grirë që sapo përgatitët.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe perime apo përbërës të tjerë që ju preferoni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.