Pse Se Tërshëra Është Më e Shëndetshme Nga Sa Mendoni

881 0

Me shumë mundësi keni dëgjuar se tërshëra është një burim i fuqishëm vlerash dhe vakti perfekt për të filluar ditën.

Konsumi i saj mund të ndihmojë me inflamacionin në trup, të frenojë oreksin dhe të zvogëlojë kolesterolin.

Por mbi të gjitha është një ushqim i shijshëm dhe i mjaft i pështatshëm për t’u konsumuar gjatë muajve të ftohtë!

Sipas ekspertëve të ushqimit, tërshëra është edhe më e shëndetshme nga sa mendohej më parë.

Për të zbuluar arsyet se përse ajo konsiderohet e tillë, AgroWeb.org ju fton të lexoni më poshtë.

Tërshëra vepron si një prebiotik

Një nga arsyet më të rëndësishme se përse tërshëra është kaq e shëndetshëme, është se ajo vepron si një prebiotik, që ndihmon në mbajtjen në ekuilibër të mikrobiomës tuaj të zorrëve.

Prebiotikët janë shumë të rëndësishëm sepse ato ushqejnë bakteret e shëndetshme të zorrëve, të njohur ndryshe si probiotikë.

Sipas ekspertëve mjekësorë kjo ndodh sepse fibrat prebiotike nuk treten nga trupi juaj, por në vend të kësaj ato hyjnë në zorrën e trashë.

Atje fermentohen dhe kthehen në ushqimin që probiotikët konsumojnë.

Ky proces ndihmon në përmirësimin e tretjes, forcimin e imunitetit dhe parandalimin e inflamacionit.

Ka fibra të tretshme dhe fibra të patretshme

Tërshëra është gjithashtu një burim fibrash, pjesë thelbësore e çdo regjimi ushqimor të shëndetshëm.

Fibrat stabilizojnë sheqerin në gjak, ju mbajnë të ngopur, mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe përmirësojnë funksionet e sistemit tretës.

Më konkretisht, tërshëra përmban dy llojet e fibrave: të tretshme dhe të patretshme.

Secila prej këtyre llojeve shërben për një qëllim unik, por të dyja janë të rëndësishme për shëndetin.

Fibrat e tretshme treten në ujë dhe mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të glukozës në gjak duke ulur nivelet e kolesterolit.

Fibrat e patretshme nuk treten, por ndihmojnë traktin tuaj tretës të funksionojnë në rregull dhe që ushqimi të lëvizë nëpër trup pa problem.

Ju mund të shtoni edhe përbërës të tjerë të shëndetshëm

Tërshëra është mjaft e shëndetshme, por një përfitim tjetër është se në të mund të shtoni edhe përbërës të tjerë po aq të shëndetshëm.

Ëmbëlsojeni tërshërën me shtesa të shëndetshme si fruta, arra, fara dhe erëza.

Gjithashtu sigurohuni që të shtoni disa proteina dhe yndyrna të shëndetshme si gjalpi, kosi, apo edhe vezët për të përfunduar vaktin./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.