Byrek të Vegjël me Mish dhe Patate – Receta që Duhet të Përgatisni

2.1k 0

Keni provuar ndonjëherë byrek me mish dhe patate?

Kjo shije mjaft e veçantë është perfekte për të kaluar një vakt të ngrohtë e interesant.

Byreçkat e vegjël me patate dhe djathë do t’ju ngopin shpejt dhe janë po aq të shpejtë në përgatitje.

Ndiqni recetën e plotë të tyre sipas këshillave të AgroWeb.org dhe provojini në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 1 pako me petë sfoliatë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinjë hudhër
  • 220 gr mish i grirë
  • 60 gr rrush i thatë
  • 1 patate e madhe
  • piper i kuq
  • piper i zi
  • kripë
  • vaj

Përgatitja

Për të nisur e përgatitjen e kësaj recete, mund të nisni me recetën e brumit nëse doni të përdorni brumë të freskët.

Në kemi vendosur të përdorim petë sfoliatë pasi janë më të shpejta e krokante në gatim.

Më pas nisni me recetën e byreçkat e mishit dhe patateve.

Skuqni në një tigan të lyer me vaj qepën e grirë, shtoni pak piper të zi, hudhrën e grirë e më pas mishin e grirë.

Përzieni dhe lerini që të skuqen ndërkohë shtoni po aty pateten e prerë në kubikë bashkë me rrushin e thatë.

Shtoni pak kripë, piper të kuq dhe lërini sërish në zjarr.

Ndërkohë hapni petët sfoliatë dhe ndajini në katorë apo rrathë të mëdhenj.

Tek secila prej tyre hidhni pak nga mbushja që sapo përgatitët kur të shikoni që të gjithë përbërësit janë bërë.

Mbyllini në formën e gjysmëhënës, puthitini mirë me pirun e më pas futini të piqen për 20-25 minuta në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Lërini të ftohen paksa dhe shijojini sipas dëshirës./AgroWeb.org