Kek me portokall dhe shërbet – Receta e një ëmbëlsire të lehtë dhe të shijshme

2.4k 0

Keku me portokall dhe sherbet është një nga ëmbëlsirat që do t’ju pëlqej shumë. Aroma e portokallit, e kombinuar me vanilje, janë përbërësit që e bëjnë kaq të veçantë këtë ëmbëlsirë.

Hapat e përgatitjes janë shumë të thjeshtë, prandaj përgatitja e saj nuk kërkon ndonjë mjeshtri. Mjafton të ndiqni hap hap hapi recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju.

Përbërësit

Për shërbetin:

350 g ujë

350 g lëng portokalli

525 g sheqer

Për brumin:

450 gr petë të gatshme

7 vezë

300 g sheqer

375 g kos

150 g vaj luledielli

2ml esencë vanilje

Lëkurë portokalli

12 g pluhur pjekjeje

Përgatitja

Në një tenxhere të vogël bashkoni ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin. Lëreni të vlojë për 4 minuta duke e përzier vazhdimisht. Vazhdoni duke prerë në trashësi 1 cm petët. Hapini me duar dhe lërini mënjanë.

Në një enë bashkoni vezët, sheqerin dhe kosin. Përziejini me një rrahese dore derisa përbërësit të bashkohen plotësisht. Shtoni një pas një, vajin, vaniljen, lëkurën e portokallit, pluhurin pjekës dhe në fund brumin. Përziejini mirë me duar të gjithë përbërësit.

Hedhim masën në një tavë dhe e nivelojmë mirë me një spatull. Piqeni në furrë të parangrohur në 170 gradë për 25-35 minuta. Në fund hidhni shërbetin dhe zbukurojeni me feta portokalli. /AgroWeb.org