Elsoni dhe Oltioni Pajisin Fidanishten me Mekanikë të Re, Kultivojnë 20 Varietete në Vreshta

298 0
Pasioni dhe puna këmbëngulëse ka çuar drejt suksesit fidanishten Xhakolli.
Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen Eduart Shalsi ka sjellë në vëndje shembullin e dy të rinjve Elsonit dhe Oltionit, të diplomuar për Vreshtari–Enologji, që po zhvillojnë një sipërmarrje të trashëguar nga prindërit, të cilën sot e kanë transformuar në një prodhues të madh të fidanishteve të hardhisë së rrushit.
“Me një sipërfaqe prej 3 ha vreshta dhe 1 ha fidanishte, kultivohen mbi 20 lloje varietetesh të destinuara për tregun vendas”, shprehet Shalsi.
Sipas tij, falë edhe mbështetjes nga fondet kombëtare të AZHBR, ferma është pajisur me mekanikë të re bujqësore që ua ka bërë më të lehtë e më rentabël procesin e prodhimit.
“Mirënjohje dhe respekt për moshat e reja, të cilët edhe pse në rrethana sfiduese zgjedhin të investojnë me përkushtim, duke kultivuar trashëgiminë dhe krijuar mundësitë e reja për komunitetin.
Gjithsesi, problematikat me certifikatat e pronësisë po i pengon të rriten e të zhvillohen më tej, ndaj mbetet një sfidë e rëndësishme për të gjithë zonën”, thekson Shalsi./ATSH