Energjia dy herë më shtrenjtë/ Në të gjitha vendet evropiane energjia është bërë e kushtueshme

418 0

Europa po përballet me çmime të larta të importit të energjisë elektrike ku shifra më e lartë llogaritet në Itali me 206 euro/MWh.

Me një situatë të tillë po ndeshet edhe Shqipëria e cila që prej muajit gusht e deri më tani ka blerë energji elektrike me çmime rekord që tejkalonin edhe 180 euro/MWh.

Për ekspertin, Eduard Elezi kjo mund të bëhet problematike si rrjedhojë situatës së përgjithshme në bursa si dhe nga keqmenaxhimi i sasisë së energjisë që eksportohet sipas tij me çmime reference mjaft të ulëta.

Çmimet e energjisë nga importi janë shumë të larta dhe shkojnë 150-200 euro/MËh. Shqipëria për momentin ka ulur humbjet e energjisë dhe i bie më pak import për Shqipërinë. Diçka që nuk është reale se për aq kohë sa importet janë të larta normalisht dhe impakti te çmimet te konsumatori duhet të jetë i menjëhershëm. Në momentin që shitet energjia elektrike nga KESH për një muaj atëherë impakti te konsumatori nga çmimet e larta të bursës patjetër që do të jetë i menjëhershëm. Duhet riparë nga autoritetet sepse nuk mundet të shiten sasi të tilla energjie me çmime reference tejet të ulëta”.

Vështirësitë financiare të kompanive të energjisë mund të çojnë në rritje të çmimit për konsumatorët shpjegon Elezi si dhe në probleme me furnizimin dhe shpërndarjen e energjisë në të ardhmen.

Problematika financiare e kompanive të energjisë nuk pret deri vitin tjetër. Mund të krijojë probleme të furnizimit me energji që këtë vit, sepse pavarësisht se deklarohen si remonte, në fakt nuk janë të tilla por kufizon mundësinë e energjisë elektrike për shkak të blerjes së kësaj energjie në import. Ndaj bëhen këto kufizime, sepse koston energjia e blerë nga importet. Enti Rregullator ka dhe një mundësi tjetër që mund të rishikojë çmimin në rast se kompanitë bien në vështirësi financiare”.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti Shqipëria ka importuar në total 327 GWh energji, ndjeshëm më pak sasi se një vit më parë por me çmime gati tre shumë më të larta./Burimi:Top Channel