IPARD III/ Përpunuesit e ullirit mbështetje për investime

275 0
Sipërmarrësit që operojnë në sektorin e përpunimit të ullirit, do të përfshihen në mbështetjen financiare me grante nga Programit IPARD III.
Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca bëri të ditur se takimin me grupet e interesit, kryem konsultimin e radhës mbi studimet sektoriale për ndërtimin e programit IPARD III posaçërisht per Masën 3, përpunimin e sektorëve të ullirit, akuakulturës, fruta perimeve, rrushit e verës.
“Lajmi i rëndësishëm për të gjithë përpunuesit e ullirit është që ndryshe nga programi IPARD II, studimet tregojnë se ata mund të përfshihen në IPARD III për investime të mëdha në përpunim, në masën 3”, tha Krifca.
Sipas saj, së bashku me autoritetin menaxhues, po ecim me ritëm drejt zgjerimit të mbështetjes në sektor të ndryshëm të bujqësisë për zhvillimin e qëndrueshëm rural të vendit./Burimi|ATA