Për të zhvilluar investimet në asete fizike në terrene malore nëpërmjet programit IPARD fermerët mbështeten me masë granti deri në 70% të vlerës së investimit.

Këtu përfshihen investime në sektorë të ndryshëm, të bujqësisë, vreshtarisë, blegtorisë bimëve mjekësore dhe agroturizmit, të cilat janë edhe potencialisht më të avantazhuara për t’u zhvilluar në zonat malore.

Shqipëria, duke qenë një vend i bekuar me reliev kodrinoro-malor, ka terrene tepër produktive dhe të shfrytëzueshme në sektorin bujqësor edhe në këto zona. Ndaj dhe mbështetja e programit IPARD adreson përqindjen më të lartë të grantit për investimet në këto zona, me qellim diversifikimin e ekonomisë dhe jetën sociale në terrenet malore kodrinore të vendt.

Ndërkohë, nëpërmjet Projektit të Shërbimeve Mjedisore të financuar nga Banka Botërore dhe qeveria suedeze, AZHBR ka mbështetur projekte për shërbime mjedisore për zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve me një vlerë prej 580 milionë lekë.

Investimet e kryera kanë siguruar një përmirësim në pyje në një sipërfaqe prej më shumë se 4234 ha gjatë vitit të fundit, projekt i cili synon të rivitalizohet edhe vitin që vjen./Burimi:ATSH