Nis Në Shtator Shpërndarja e Fondit IPARD – 97 Milionë Euro Grant për Zonat Rurale

416 0

Nga muaji shtator fermerët do të mund të përfitojnë nga fondi 97 milionë euro i IPARD në formë granti.

Këtë vit po shpërndahen 20 milionë euro nga buxheti i shtetit, bujtinat, agroturizmin, janë 31 projekte nga të cilat janë aplikuar dhe brenda vjeshtës nis programi më i madh historik të mbështetjes së fshatit, IPARD. Ky program ka një fond prej 97 milionë euro në një periudhë 3-vjeçare.

“Programi tjetër është ai i donatorëve, që ne i kemi kërkuar të alokohen dhe të ri-alokohen drejt 100 fshatrave”, është shprehur Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.

Programi ‘100 fshatrat’

Ky program do të sjellë për herë të parë bashkëpunimin e katër ministrive, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ministrinë e Kulturës dhe atë të Financave.

Bujqësia sipas tij mbetet një nga sektorët me fokusin më të madh. Përgjatë këtyre 20 viteve, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare, janë implementuar projekte dhe programe të ndryshme në perspektiva dhe situata të ndryshme.

Shtyrja erdhi si pasojë e kërkesës për akreditim nga institucionet e BE-së

Së fundmi, sipas të dhënave të AgroWeb.org ka përfunduar programi që mbështeste qeverinë shqiptare për vlerësimin administrativ (akreditimin) në lidhje me fondet e IPARD.

Autoritetet shqiptare të akredituara do të ngarkohen me detyrën për të menaxhuar fondin prej më shumë se 70 milionë euro nga BE dhe me më shumë se 20 milionë euro që do të akordohet nga qeveria shqiptare.

Bashkëpunimi mbetet pika më e fortë e implementimit të projektit

Sipas Ministrit Peleshi me rëndësi është dhe motivimi i modernizimit, ndaj po ndiqen politika intensive fiskale, duke përjashtuar nga taksimi fermerët që krijojnë bashkëpunime bujqësore në formën e kooperativës.

Ministri Niko Peleshi, si përmbyllje ka deklaruar se ende po zhvillohen një sërë takimesh me ambasadorë, sipërmarrës vendas e të huaj, po ashtu dhe kryetarë bashkish, pasi pushteti lokal ka një rëndësi të veçantë në këtë proces, si përfitues direkt nga ky projekt. /Burimi: ATSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.