Një tjetër trainim tri ditor, në vijim të ciklit të trainimeve mbi Financimet Alternative, po mbahet në qytetin e Peshkopisë në kuadër të projektit ndërkufitar IPA të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, Ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve”.

Trajnimi organizohet nga partnerët zbatues të projektit, Creative Business Solutions (CBS), Agjensia për Zhvillim Rajonal-2 dhe Komuna Dibër.

Loading...

Tematika kryesore e këtij trainimi do të jetë shpjegimi i skemave të fondeve IPARD, si dhe mënyra e aplikimit të agrobizneseve për të përfituar nga këto fonde.

Ky sesion synon përvetësimin e këtyre skemave nga agrobizneset e zonës së Dibrës, në mënyrë që edhe aplikimet e tyre për këto fonde të kenë një shkalle të lartë suksesi.

Në këtë seminar janë të ftuar të marrin pjesë fermerë dhe agropërpunues nga Bashkitë Peshkopi, Maqellarë, Bulqizë, Klos dhe Mat.

Gjithashtu pjesë aktive do të jenë edhe autoritete nga pushteti lokal, staf i drejtorive të bujqësisë dhe ekspertë të fushës.

Instrumenti për Asistencë Para-Aderimit (IPA) është mjeti kryesor i Bashkimit Evropian  për t’i siguruar vendeve të zgjerimit mbështetje financiare dhe teknike.

Ky Instrument ka një komponent të zhvillimit Zhvillimit Rural (IPARD), i cili u siguron vendeve kandidate të Bashkimit Evropian, asistencë për implementimin e programeve shumëvjeçare duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale.

Objektivat kryesore te fondeve IPARD janë:

Mbështetja e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me synim përmirësimin e konkurueshmërisë, përmbushjen e standardeve të BE-së dhe respektimin e standardeve të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit.

Mbështetja e investimeve në zonat rurale, me synim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e bizneseve që çojnë në përmirësim të mundësive të punësimit dhe të përfshirjes sociale./AgroWeb.org

Loading...