Masat e Duhura – Si të Mbroni Veten Nga Sëmundjet Tumorale

264 0

Sa i njihni zakonet e përditshme që rrisin rrezikshmërinë për prekjen nga sëmundjet e këqija?

Faktet mjekësore të konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë se gati gjysma llojeve të sëmundjeve të rënda mund të parandalohen.

Zbuloni se çfarë rekomandojnë ekspertët dhe mund të nisni rrugën tuaj të parandalimit paraprak.

Sëmundjet e rënda dhe ato tumorale shkaktohen nga disa faktorë që përfshijnë një ushqim të varfër, ekspozim ndaj helmeve, depresioni dhe në një farë mase nga faktorë gjenetikë.

Një mënyrë jashtëzakonisht e rëndësishme për parandalimin e tyre, sipas AgroWeb.org, është ngrënia e lëndëve të vlefshme ushqyese dhe duke shmangur gjërat që janë të njohura për të rritur rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Por, përbërësit që gjenden në ushqime tejet të përpunuara po fajësohen për çdo gjë që lidhet me shëndetin, nga tumoretdhe diabeti, deri te reduktimi i funksionit të veshkave dhe humbja e kockave.

Ndërsa shpesh mendojmë për fjalën “tumor” si një lloj sëmundjeje, AgroWeb.org ju tregon se ky term përfshin aktualisht mbi 100 çrregullime të ndryshme qelizore në trup.

Sëmundja i referohet ndarjes së pakontrolluar të qelizave që çon në një tumor ose rritje të qelizave jonormale.

Kur qelizat anormale ndahen pa kontroll, ata mund të pushtojnë indet e afërta dhe të përhapen në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë sistemin e gjakut dhe limfatik.

Tetë gjërat kryesore që mund të bëni për t’i parandaluar sëmundjet tumorale

Qëndroni larg nga duhani (i të gjitha llojeve). Ai është shkaktari i thuajse treçerekut të vdekjeve nga sëmundjet e rënda.

Mbani një peshë e shëndetshme. Kilet e tepërta rezultojnë në 20% të shfaqjes të sëmundjeve tumorale.

Filloni një aktivitet fizik të rregullt. AgroWeb.org ju këshillon të synoni të paktën të kapni 30 minuta ecje nga 5 herë në javë, për t’i bërë ballë sëmundjeve serioze.

Ushqehuni në mënyrën e duhur. Zgjidhni sa më shumë fruta dhe perime, drithëra dhe proteina.

Kujdes me alkoolin. Ose më e mira mos pini fare. Sa më shumë të konsumoni alkool, aq më i lartë është rreziku për t’u prekur nga këto sëmundje.

Mbroni lëkurën. Kremi i diellit nuk është vetëm për plazhin. AgroWeb.org ju këshillon ta përdorni gjatë gjithë vitit, çdoherë që jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

Njihuni me historinë mjekësore të familjes suaj. Vetëm 5-10% e kësaj sëmundje shkaktohen nga genet, por rreziqet si duhanpirja dhe mbipesha janë të trashëgueshme.

Bëni kontrolle shëndetësore të rregullta. Konsultohuni me mjekun tuaj, për analizat më të përshtatshme./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.