OBSH: ‘Lodhja Pandemike’ Kërcënon Evropën

338 0

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se “lodhja pandemike” po kërcënon aftësinë e Europës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Drejtori i OBSH-së për kontinentin e vjetër, Hans Kluge, tha se “sakrificat e mëdha” të bëra nga njerëzit këtu gjatë pandemisë “kanë shkaktuar një kosto të jashtëzakonshme, e cila na ka lodhur të gjithëve, pavarësisht se ku jetojmë, ose çfarë bëjmë”.

“Në rrethana të tilla është e natyrshme të ndihesh apatik dhe i demotivuar. Të përjetosh lodhje”, u shpreh Kluge. Zyrtari i OBSH-së citoi të dhëna nga një sondazh i kryer në rajon. Ai tha se nivelet e lodhjes kishin arritur 60% në disa raste dhe u bëri thirrje vendeve të qëndrojnë në kontakt me komunitetet lokale për të monitoruar përgjigjet e njerëzve ndaj pandemisë dhe nevojave të tyre.

Kluge përmendi festimet virtuale gjatë Ramazanit ose kinematë lëvizëse, si qasje të reja të suksesshme, që mund t’i ndihmojnë njerëzit të përshtaten me kushtet e reja të krijuara nga pandemia. Koronavirusi po vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Më shumë se 35 milionë infektime janë konfirmuar në 188 vende e mbi 1 një milion persona kanë ndërruar jete./Top Channel