Prodhimi i drithërave në Shqipëri, rritje me më shumë se dy herë vitet e fundit

725 0

Prodhimi i drithërave në Shqipëri është rritur me më shumë se dy here vitet e fundit, sipas të dhënave statistikore nga Programi Botëror i Ushqimit, FAO.

Sipas statistikave në vitin 1980 ishin të mbjella me drithëra në të gjithë vendin 372 mijë hektarë, teksa prodhimi në total ishte mbi 800 mijë tonë. Mesatarisht për një hektarë u prodhuan 2,3 tonë drithëra. Ndërsa në vitin 2019 janë mbjellë me drithëra 132 mijë hektarë tokë, nga të cilat u prodhuan 666 mijë tonë drithëra.

Prodhimi për një hektarë ishte 5 tonë ose më shumë se dyfishi i prodhimit në vitin 1980, ku u shënua sipërfaqja më e madhe e kultivuar me drithëra ndonjëherë.

Në dekadat e fundit shkenca bujqësore ka bërë hapa para në mënyrë që të rrisë rendimentin e prodhimeve për të njëjtat sipërfaqe. Në Shqipëri në grupin e drithërave dominon prodhimi i misrit.