Raporti i FAO-s: Çmimet ndërkombëtare të ushqimit u rritën në prill

419 0

Çmimet ndërkombëtare të ushqimit u rriten në prill, bën të ditur FAO.

“Çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore u rritën për muajin e 11-të radhazi në prill, kryesuar nga sheqeri dhe drithërat që rifillojnë trendin në rritje”, njofton Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Sipas FAO-s, indeksi i çmimeve në prill ishte 1.7% më i lartë se në mars, dhe 30.8% më i lartë se niveli i tij në të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Indeksi i çmimit të sheqerit u rrit 3.9% gjatë muajit, për të arritur nivele gati 60% më të larta se në prill 2020, për shkak të progresit të ngadaltë të korrjeve në Brazil dhe dëmtimeve nga ngricat në Francë, si dhe furnizimeve më të shtrënguara botërore.

Ndërsa indeksi i çmimit të vajit vegjetal u rrit 1.8%, teksa kuotimet ndërkombëtare të vajit të palmës u rritën nga shqetësimet se rritja e prodhimit në vendet kryesore eksportuese do të ishte më e ngadaltë se sa pritej. Vlera e vajit të sojës u rritën më tej, ndërsa çmimet e vajit të lulediellit u tkurrën mesatarisht.

FAO bën trë ditur se, indeksi i çmimeve të mishit u rrit 1.7% nga vlera e tij në mars, me kuotimet e mishit të gjedhit, të deleve dhe derrit mbështetur nga kërkesa e fortë nga Azia Lindore. Çmimet e mishit të shpendëve mbeten të qëndrueshme, duke reflektuar përgjithësisht tregje të ekuilibruara globale.

Ndërsa indeksi i çmimeve të drithërave dhe qumështit u rritën  përkatësisht me 1.2%, secili grup./Burimi:ATA