Gjuha e Trupit – Sa e Rëndësishme Është dhe Si ta Kuptoni

6.5k 0

Gjuha e trupit ofron shumë informacion, për atë që di të lexojë e të kuptojë.

Sigurisht që nuk është e njëjta gjë me leximin e mendjes, por gjuha e trupit është shumë e qartë dhe e lexueshme.

Sipas ekspertëve, vetëm 7 përqind e komunikimit të njeriut bazohet tek fjala e thënë.

38 përqind e mesazheve që përcjellim ofrohet nga toni i zërit dhe 55 përqind nga gjuha e trupit.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar mënyrën se si mund të lexojmë gjuhën e trupit të një bashkëbiseduesi.

Duart Dhe Këmbët

Nëse bashkëbiseduesi juaj mban duart dhe këmbët të kryqëzuara, do të thotë që po bën rezistencë ndaj jush.

Ky kryqëzim (shpesh jo i qëllimshëm) përbën një pengesë fizike që nënkupton se personi tjetër, pavarësisht sa i buzëqeshur dhe i angazhuar është në bisedë, nuk është shumë i hapur ndaj asaj që po thoni.

Gjuha e Kopjuar e Trupit

Mund ta keni vënë re që shpesh dikush tjetër kopjon gjuhën tuaj të trupit ose mënyrën se si lëvizni duart.

Për shembull, nëse ju kryqëzoni këmbët dhe tjetri përballë jush bën të njëjtën gjë, atëherë personi në fjalë po reflekton sjelljen dhe qëndrimin tuaj.

Kjo nuk është diçka e keqe, përkundrazi.

Kjo ndodh kur të dy bashkëbiseduesit ndajnë një frekuencë emocionale.

Kopjimi i gjuhës së trupit është gjithashtu tregues se biseda po shkon mirë.

Mënyra Si Qëndron Përçon Një Mesazh

Mënyra se si qëndrojmë ose mbajmë trupin është tregues pushteti.

Kjo për faktin se truri është bërë i tillë që të vlerësojë pushtetin në bazë të hapësirës që zënë të tjerët

Nëse njeriu përballë jush qëndron drejt, me shpatulla të gjëra dhe kokën lart atëherë ai ka marrë pozicionin e pushtetit.

Nëse njeriu qëndron i kërrusur dhe i ndrojtur, atëherë ai projekton më pak pushtet.

Sytë Gënjeshtarë

Sytë janë pasqyra e shpirtit dhe kjo është mëse e vërtetë.

Shikimi në sy është një shenjë vërtetësie dhe angazhimi.

Njerëzit që e kanë të vështirë të të shohin në sy kur të flasin, zakonisht po gënjejnë.

Zakonisht njeriu mban kontakt sy më sy për rreth 7 deri në 10 sekonda.

Ama, nëse personi përballë jush e ka të vështirë të mbajë kontakt, përpëlitet ose pulitet shpesh, atëherë ai ose ajo po thotë një gënjeshtër.

Ngritja e Vetullës

Njerëzit e ngrejnë vetullën falë tre emocioneve:

  • Surpriza
  • Shqetësimi
  • Frika.

Nëse po zhvilloni një bisedë normale me dikë dhe ai ose ajo i mban vetullat e ngritura, atëherë ai/ajo nuk janë rehat dhe diçka i shqetëson.

Tundja e Ekzagjeruar e Kokës

Nëse personi përballë jush tund kokën në shenjë pohimi ose mohimi në mënyrë të ekzagjeruar, atëherë trupi po flet.

Ai/ajo me të cilin/cilën po bashkëbisedon po të thotë se është i/e shqetësuar mbi mendimet që keni për të, ose dyshojnë në fjalët që thoni.

Shtrëngimi i Nofullës

Një nofull e shtrënguar, e shoqëruar me rrudhjen e vetullave është tregues i stresit.

Pavarësisht fjalëve që thotë një person i tillë, këto janë shenja e një parehatie të dukshme, sepse me gjasë biseda po prek çështje që personit tjetër i shkaktojnë ankth.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, njeriu nuk është kurrë në gjendje të lexojë mendjen e tjetrit, apo trupi i tij nuk gënjen dhe flet shkoqur./AgroWeb.org