Ditët e Bujqësisë 2022 – Panairi Më i Madh Ndërkombëtar i Bujqësisë e Blektorisë në Lushnje

1.2k 0

“Ditët e Bujqësisë 2022”, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimi dhe Përpunimit është një nga ngjarjet më të mëdha të sektorit që do të mbledhë në Lushnje agrobiznese ndërkombëtare, ekspertë dhe blerës të interesuar.

Në këtë panair të organizuar nga Iceberg Exhibitions me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministes së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, do të marrin pjesë agrobiznese nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.

Pjesmarrësit do të ekspozojnë bizneset e tyre nga data 19-21 Maj 2022 ndaj një game të gjerë ekspertësh dhe bashkëpunëtorësh.

Çfarë përfitojnë Agrobizneset?

Një mundësi për të gjithë agrobizneset, profesionistët e sektorit dhe femerët që duan të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në bujqësi, me prezantimin e teknologjive dhe metodave moderne si dhe shpërndarjen në tregje të huaja.

Në këtë panair do të ketë një prezencë të lartë të kompanive lider në sektorin e bujqësisë dhe blektorisë në Shqipëri.

Gjatë 3 ditëve të pjesmarrjes në këtë panair do të zhvillohen konferenca, forume dhe takime me ekspertë të ndryshëm të fushës. Ekspertë të huaj që përfaqësojnë kompani blerëse nga vendet më të zhvilluara të Evropës, do të bëhen pjesë e këtij eventi me takime biznesi, shkëmbim eksperiencash etj.

Me në fokus eksportin e prodhimeve bujqësore, rritjen e standarteve ushqimore dhe paisjen e agrobizneseve me teknologji moderne.

Profili i gjerë i ekspozuesve në Ditët e Bujqësisë 2022, nis që nga institucionet arsimore të lidhura me sektorin deri tek grupet e prodhuesve apo eksportuesve të prodhimeve, fermerët, blektorët, kompanitë e kosnulencës bujqësore etj.

Ditët e Bujqësisë 2022 ju mundëson përfitimin e njohurive mbi teknologjitë që ju duhen për të zhvilluarin biznesin tuaj me të gjithë ekspertët e fushës të mbledhur në një vend.

Gjithashtu është një shans për të gjithë agrobizneset të krijojnë kontakte me blerës, bashkëpuntorë ndërkombëtarë dhe vendas apo ekspertë të sektorit.

Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimi dhe Përpunimit, do të mbahet në Lushnje në datat 19-21 Maj dhe mirëpret të gjithë bizneset që operojnë në sektorin e bujqësisë.

Pjesëmarrje e gjerë nga Britania e Madhe, Itali dhe gjithë Ballkani

Vlerë e shtuar e panairit “Ditët e Bujqësisë” do të jetë pjesëmarrja e shumë kompanive nga rajoni dhe më gjërë specifikisht nga Kosova, Maqedonia, Rumania, Italia, Britania e Madhe etj.

Arsyeja e pjesëmarrjes së tyre në këtë panair është kërkesa për të eksploruar tregun e Ballkanit e për të identifikuar partnerë e bashkëpunëtorë të rinj./AgroWeb.org