Kur Duhet Bërë Tamponi Për Të Kuptuar A Jeni Infektuar Nga Omicron?

334 0

“Testin e shpejtë nuk duhet ta kryejmë që ditën e parë të simptomave”. Kështu deklaroi mjekja Violeta Kacorri, e cila sqaroi se një test i tillë duhet të kryhet 2 apo 3 ditë pasi kemi simptoma.

“Testi i shpejtë kryhet në kontakt me mjekun e familjes. Duhet ta sugjeroj mjeku në varësi të ditëve dhe simptomave. Në ditën e parë nuk rekomandohet, ku pacienti ka temperature 37. Nuk e kap që në fillim”, u shpreh ajo.

Sipas mjekes nëse një pacient, ka temperatura pas 2 ose 3 ditësh, ka dhimbje fyti dhe kollë, atëherë ka dyshime se mund të jetë i infektuar me COVID dhe duhet të bëjë testin me rekomandimin e mjekut.

Ajo nënvizoi se periudha më e vështirë, është ajo post COVID, ku një pacient mund të ketë çrregullime me ankthin, kollë të thatë dhe djersitje.

“Është shumë e vështirë që mjeku të vendosë një diagnozë, nëse pacienti ka Omicron, Delta apo COVID-19 atë klasikun”, u tha mjekja.