Një Dozë e Tretë Për Vaksinat Pfizer dhe Moderna – Mbrojtja Zbehet me Kohën

421 0

Prej disa javësh ekspertët në të gjithë botën po diskutojnë nëse të vaksinuarve i’u duhet një dozë e tretë për të mbrojtur organizmin.

Shtimet e rasteve, mutacionet e virusit Covid-19 dhe komplikime të tjera i shtyjnë ekspertët të rekomandojnë edhe një dozë të tretë për vaksinat mRNA.

FDA thotë se një dozë e tretë për këto vaksina ndihmon në rritjen e imunitetit kundër virusit Covid-19.

Kujt i duhet një dozë e tretë?

Megjithëse dy dozat e para arrijnë të sigurojnë një mbrojtje mjaft të mirë kundër virusit, kjo nuk ndodh tek të gjithë personat.

Nëse jeni vuani nga ndonjë sëmundje kronike, keni imunitet të dobët apo keni kryer ndërhyrje e tranplante së fundëmi, bëni pjesë në grupin parësor për marrjen e kësaj doze të tretë.

Këto doza rekomandohen të paktën 4 javë pas marrjes së dozës së dytë duke qenë se efekti i vaksinave mund të zbehet në 6-8 muajt në vijim.

Në një studim të kryer nga Pfizer tregohet se doza e tretë ndihmoi më shumë se 300 persona të kishin rreth pesë herë më shumë mbrojtje ndaj Covid-19.

Kompania citoi edhe një studim të kryer në Izrael ku shifrat e Covid-19 u rritën ndjeshëm pavarsisht vaksinimit.

Sipas ekspertëve shifrat u ulën 11 herë më shumë pasi personat mbi 60 vjeç morën dozën e tretë.

Kompania Pfizer ka autorizuar përdorimin e dozës së tretë duke qenë se variant delta i Covid-10 po shpërndahet me shpejtësi në të gjithë botën.

Këto doza janë të rekomanduara për të gjithë personat që vuajnë nga sëmundje të rënda apo kanë kryer nderhyrje të cilat ulin ndjeshëm imunitetin.

Për pjesën tjetër të personave CDC dhe FDA nuk kanë ende një rekomandim për doza të treta të vaksinave mRNA

Ekspertët Amerikanë po shikojnë mundësinë e ofrimit të dozave të treta në vjeshtën e këtij viti.

Si ta kuptoni që ju duhet një dozë e tretë?

Është shumë e rëndësishme që të flisni me mjekun tuaj në mënyrë që të merrni një raport të saktë mbi gjendjen tuaj shëndetësore.

CDC rekomandon marrjen e dozës së tretë të këtyre vaksinave rreth 28 ditë pas asaj të dytës.

Në vendin tonë për momentin është e disponueshme vetëm vaksina Pfizer e ndarë në dy doza.

Teksa nuk ka ende një rekomandim zyrtar nga OBSH mbi përdorimin e kësaj doze të tretë pasi shumë vende të botës ende nuk kanë arritur të marrin dozat e para të vaksinave./AgroWeb.org