Shtrimet në Spitale : Shtohen Rastet e Infeksioneve Serioze Tek Të Pavaksinuarit

441 0

Autoambulancat po shtohen në oborrin e spitalit Infektiv, ku sipas mjekëve të urgjencës, paraqiten çdo ditë mesatarisht 20 pacientë.

Pjesa më e madhe e pacientëve nuk janë vaksinuar, por ka nga ata që kane bërë vaksinën si dhe nuk mungojnë rastet që e kanë kaluar Covid-in. Shqetësues është fakti se tanimë pothuajse gjysma e pacientëve që shtrohen janë mosha të reja te të cilët ka pasur edhe humbje jete.

Në spitalin Covid 1 janë dhe dy gra që sapo kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre dhe po kalojnë Covid-in në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me uljen e temperaturave, situata e koronavirusit ka nisur të përkeqësohet, përveç numrit të lartë të të shtruarve në spital, një numër më i madh pacientësh trajtohen me oksigjen në shtëpi./Burimi: Topchannel