Bukë me Kungull – Shija Perfekte e Vjeshtës

333 0

Buka e ngrohtë me freskinë e vjeshtës mund të themi se është zgjedhja perfekte.

Mendoni nëse e bashkoni me kungullin e butë e plot shije karakteristike për këtë stinë.

Këtë recetë mjaft të shijshme e interesante e gjeni në artikullin e sotëm nga AgroWeb.org.

Përbërësit

500 gr miell

7 gr maja birre

10 gr sheqer

150 gr kungull

250 ml qumësht

30 ml caj ulliri

1 lugë çaji turmerik

Fara kungulli

Shkopa kanelle

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me pergatitjen e kësaj recete AgroWeb ju sugjeron të zieni kungullin dhe ta shtypni në formën e puresë.

Më pas në një enë shtoni miellin, majanë e birrës, sheqerin dhe kungullin e shtypur.

Teksa e përzieni të gjithë këtë masë, shtoni edhe turmerikun bashkë me qumështin e vakët në mënyrë që të aktivizohet majaja.

Duke punuar do të formoni brumin e zakonshëm, por me ngjyrë të verdhë në portokalli për shkak të përbërësve.

Kur të bëni këtë hap kini parasysh ta hidhni qumështin pak nga pak në mënyrë që burimi të mos mbesë i qullët apo të formohen kokrriza.

Në këtë pikë shtoni vajin e ullirit dhe punojeni të gjithë brumin me duar derisa të arrini një masë kompakte dhe homogjene.

Me anë të një thike beni një kryq në mes të brumit tuaj e më pak lëreni të mbuluar të pushojë përreth 3 orë.

Më pas vendoseni në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe të lyer me pak miell dhe lëreni të fryhet edhe për 30 minuta të tjera.

Pasi të ketë kaluar kjo kohë hidhini farat e kungullit të qëruara sipër dhe futeni të piqet në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta.

Kur buka të jetë pjekur e të ketë marrë ngjyrë të artë, hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

Në mes të bukës vendosni me kujdes shkoin e kanellës në mënyrë që të marrë më shumë aromë./AgroWeb.org