3 Mijë Kilogramë Djathë i Mykur Në Tregjet Shqiptare – Rrezik Për Shëndetin

812 0

Mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së 400kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë. Ky është bllokimi fundit i bërë nga AKU në tregjet shqiptare, sipas informacioneve nga AgroWeb.org.

Në vazhdimësinë e kontrolleve në baxho, inspektorët e AKU-së konstatuan produkte qumështi pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Nga ky kontroll, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi që subjekti, me aktivitet “Përpunim qumësht, Baxho” kryente veprimtari në kundërshtim me stadardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.

Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit 400kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë, si dhe u morën mostra për analiza.

Në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, AKU ka mbyllur shumë lokale, bare e punishte që tregëtojnë në kushte skandaloze higjenike.

Pak ditë më parë, sipas informacioneve të AgroWeb.org, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Jalë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndërsa më herët, një hetimi policor zbuloi se në Shëngjin ishte ngritur një biznes për tregtimin e produkteve të mishit që kishte shitur prej vitesh mish të kalbur dhe që nuk plotësonte standardet më minimale.

Policia e Lezhës sekuestroi 528 kg produkte mishi gjatë operacionit të koduar mishi i kalbur.

AgroWeb.org, rekomandon të mos neglizhoni të shkoni te mjeku nëse keni këto simptoma si edhe të denonconi rastet e dyshimta per tregëtim në kshte të rënda higjenike./AgroWeb.org

Më poshtë fotot e ardhura nga AKU, nga subjektet e bllokuara.

Foto 2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.