377 Raste me COVID19 në Vend – Tirana dhe Shkodra Qyetet Më të Prekura

431 0

Në deklaratën e sotëme nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e konfirmuara me virusin COVID-19 kanë arritur në 377 të prekur.

Vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 16 të infektuar të rinj në disa qytete të Shqipërisë.

Rreth 30% e këtyre të infektuarve raportohet se janë shëruar dhe kanë lënë spitalin për t’u izoluar në shtëpi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 12 persona të tjerë duke e çuar numrin në 116.

Situata në vend

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend janë testuar gjithsej 2571 persona ku 377 prej tyre janë konfirmuar si të infektuar.

Janë testuar edhe 11 persona nga personeli mjekësor të cilët për momentin kanë rezultuar negativë.

Harta e përhapjes është zgjeruar më shumë në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.

Teksa numërohen 21 humbje jete, në shërbimin infektiv janë shtruar 66 persona ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi” janë shtruar 7 pacientë  ku 6 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Shkodra cilësohet si qyteti me përhapjen më të madhe të ditëve të fundit në Shqipëri duke u renditur e treta pas Tiranës dhe Durrësit.

Sipas ekspertëve kjo vjen nga mos reskpetimi i masave nga qytetarët në Shkodër. Ekspertët reaguan duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë distancimin social.

Këtë të Hënë janë konfirmuar 6 raste të reja vetëm në Shkodër nga 26 tamponë të testuar.

Mëposhtë do të gjeni hartën e plotë të shpërndarjes së COVID-19 në vend:

– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./AgroWeb.org