4 Gjëra Që Ndodhin Në Trurin Tuaj Kur Kryeni Aktivitet Fizik

698 0

Kryerja e rregullt e aktivitetit fizik është e domosdoshme jo vetëm për të humbur kilogramët e tepërt por edhe për të përmirësuar humorin dhe për tu ndier mirë.

Ndikimi i aktivitetit fizik në mirëqenien tonë është afat-gjatë, thonë ekspertët.

Aktiviteti fizik i bën mirë të gjithë trupit.

Ai ndihmon në parandalimin e diabetit, kolesterolit të lartë, hipertensionit, fuqizon sistemin imunitar dhe ruan shëndetin e kockave.

Nga ana tjetër është e rëndësishme të nënvizohet ndikimi pozitiv në shëndetin mendor dhe në gjendjen emocionale i aktivitetit fizik.

4 Gjëra Që Ndodhin Në Trurin Tuaj Kur Kryeni Aktivitet Fizik

Sipas ekspertëve, ndikimi i aktivitetit fizik në organizëm vërehet shumë në këto 4 aspekte.

Lumturia

Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik nxit rritjen e niveleve të serotoninës, dopaminës dhe endorfinës në trup.

Këto substanca janë të lidhura ngushtë me humorin dhe përçojnë emocione përgjithësisht pozitive.

Më Pak Ankth Dhe Stres

Kur trupi është në kthetrat e stresit apo panikut, ai çliron kortizol. Aktiviteti fizik ul sasitë e kortizolit në organizëm, thonë ekspertët.

Për më tepër, lëvizjet fizike qetësojnë muskujt dhe largojnë ankthin e përgjithshëm në trup.

Gjumë Më I Mirë

Aktiviteti i rregullt fizik përmirëson dhe rregullon ciklin e gjumit.

Të qenit aktivë ju ndihmon të jeni më energjikë, t’ju zërë gjumi më shpejt dhe të flini më mirë.

Gjumi i mirë është një nevojë e madhe për rigjenerimin e mendjes dhe të trupit.

Do Të Ndiheni Më Mirë

Mënyra se si e shohim veten ka një ndikim të madh në atë çfarë ndiejmë apo në gjendjen tonë emocionale.

Kryerja e rregullt e aktivitetit fizik na ndihmon të investojmë tek vetja, përmirëson vetëbesimin dhe vlerat.

Arritja e objektivave për një trup më në formë, ofron sensin e arritjes dhe aftësisë.

Të qenit aktivë na ndihmon të krijojmë edhe një marrëdhënie më pozitive me imazhin që kemi për trupin tonë./AgroWeb.org