Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të përdorur burime energjie në mënyrë të përgjegjshme. Shumë shpejt kjo ditë u shndërrua në një diskutim “me shumë vëmendje” mbi nevojën për të përdorur de përfituar nga eficienca energjitike.

Efiçenca e energjisë është një nga politikat që synon të frenojë efektet e ndryshimeve klimatike dhe të promovojë zhvillimin e shoqërive të qëndrueshme. E gjithë kjo është bërë e mundur nëpërmjet përdorimit të energjisë së rinovueshme. Kjo është arsyeja pse Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë kremtohet çdo vit më 5 mars, lindur 18 vjet më parë, kur ekspertët morën vendimin për të trajtuar krizën e energjisë dhe të adresojnë zgjidhjet e mundshme.

Efiçenca e energjisë nuk do të thotë të ndryshosh cilësinë e jetës, por do të thotë marrjen e të njëjtës sasi dhe shërbim të energjisë duke përdorur më pak burime. Realiteti është se përfitimet nga efikasiteti i energjisë rezultojnë në rritjen e mirëqenies për qytetarët, rritjen e sigurisë, dhe një përfitim për mjedisin me kursime të konsiderueshme në emetimet e dioksidit të karbonit, CO2.