A Është E Mundur Që Sprucuesit E Hundës Të Luftojnë COVID-19?

417 0

Vaksinat dhe përforcuesit e COVID-19, kanë qenë të dobishme në mbrojtjen e njerëzve nga komplikacionet e rënda.

Megjithatë, ato kanë qenë më pak efektive në parandalimin e rasteve simptomatike të sëmundjes.

Mbi dy vjet pas pandemisë, studiuesit janë ende në kërkim të mënyrave më të mira për të ndihmuar njerëzit të shmangin COVID-19.

Studiuesit në “Universitetin Cornell” në New York, kanë testuar një sprucues hundësh që bllokon infeksionin me COVID-19.

Hulumtimi zbuloi një molekulë të vogël, që nëse spërkatet në hundë, mund të ndihmojë në parandalimin e COVID-19 nga infektimi i qelizave.

Studimi është ende në fazat e hershme dhe aktualisht është duke u testuar vetëm tek minjtë.

Ekspertët shpresojnë se ky lloj studimi mund të ndihmojë për një mbrojtje më të mirë kundër virusit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mëyrën se si ky sprucues funksionon.

Si funksionon sprucuesi i hundës COVID-19?

Sprucuesi lëshon një molekulë që mund të ndihmojë në ndalimin e ngjitjes së virusit tek qelizat në hundë dhe në traktin respirator.

Studiuesit zbuluan se molekula N-0385, mund të mbrojë kundër infeksionit dhe të lehtësojë simptomat tek pacientët, nëse përdoret brenda 12 orëve nga ekspozimi ndaj COVID-19.

Koronavirusi sulmon qelizat me proteinën e tij spike. Kjo proteinë ndihmon virusin të ketë akses tek qelizat njerëzore. Për ta bërë këtë, ajo lidhet me një receptor të qelizave të shëndetshme.

Ekipi gjeti një grup të vogël molekulash, duke përfshirë N-0385, që mund të jetë në gjendje të parandalojnë ngjitjen e kësaj proteine me qelizat.

Të gjitha testet e kryera tek minjtë laboratorikë, treguan se molekula ndaloi simptomat kryesore të infeksionit COVID-19.

A mund të funksionojë edhe tek njerëzit?

Ekspertët vënë në dukje se nuk ka ende prova të mjaftueshme që kjo do të funksionojë edhe te njerëzit.

Ata shprehen se nevojiten më shumë fonde për ta çuar përpara këtë gjetje.

Megjithatë, ky hulumtim mund të ndihmojë duke zbuluar trajtime edhe më të mira për parandalimin e virusit në të ardhmen.

Këto vaksina nuk janë të parat në llojin e tyre. Vaksina me sprucues hundësh janë krijuar për të trajtuar edhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes, përfshirë gripin sezonal./AgroWeb.org