3 Receta Të Thjeshta Dhe Plot Me Omega-3 Që Nuk Përmbajnë Peshk

496 0

Nuk është sekret se acidet yndyrore omega-3 janë të mira për zemrën, imunitetin dhe trurin tuaj.

Ato mbajnë trurin të mprehtë e madje mund të përmirësojnë gjendjen tuaj të humorit.

Lajm i mirë është se peshku nuk është burimi i vetëm i omega-3, por yndyrnat e shëndetshme gjenden edhe tek disa bimë.

Pra, cilat janë disa burime të tjera të omega-3 që mund të konsumoni krahas prodikteve të detit? AgroWeb.org i zbulon më poshtë për ju së bashku me recetat ku mund t’i përfshini me lehtësi.

Kos me arra dhe fara lini

Kjo recetë përmban arra dhe fara lini, dy përbërës të pasur me acide yndyrore omega-3.

Të kombinuara me kosin kremoz ato janë përfektë për të nisur ditën tuaj dhe për të pasur një mëngjes të ekuilibruar.

Përveç omega-3, arrat janë të pasura edhe me yndyrna të shëndetshme, të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës dhe trurit.

Lëng me çokollatë, gjalp kikiriku dhe fara chia

Kjo është një pije e mbushur me proteina dhe omega-3.

Edhe pse janë të vogla në përmasa, farat chia kanë fuqitë e tyre kur bëhet fjalë për fibrat, proteinat dhe omega-3.

Vetëm dy lugë fara chia përmbajnë 8 gram fibra dhe 6 gram proteina.

Ky lëng ekuilibron në mënyrë perfekte yndyrat e shëndetshme, proteinat dhe karbohidratet, duke e bërë atë një pije ideale për çdo orë të ditës.

Sallatë me fasule dhe rukola

Kjo recetë e thjeshtë me fasule, rukola dhe lëng limoni është sallata perfekte për të shoqëruar çdo pjatë kryesore.

Fasulet janë të pasura me omega-3 dhe janë një burim natyral i yndyrnave të shëndetshme.

Bishtajat si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat kanë të gjitha përfitime të shumta shëndetësore, prandaj këshillohet t’i konsumoni sa më shpesh.

Sipas të dhënave shkencore të cilave AgroWeb.org iu referohet, falë fitokimikave, taninave dhe saponinave që gjenden tek bishtajoret, ky grup ushqimesh përmirëson shëndetin e zemrës.

Gjithashtu ato mund të reduktojnë rezikun e shfaqies së kancerit dhe inflamacionit./AgroWeb.org