A po vjen pranvera? Meteorologu tregon si do të jetë moti në ditët në vijim

201 0

Hakil Osmani, meteorolog pranë Meteoalb tha në Euronews Albania se moti pritet i qendrueshëm dhe vranësirat që mund të shfaqen herë pas here nuk do të jenë problematike.

“Kjo situatë do të vijojë deri në fundjavë,” – tha Osmani.

Ndërkohë që sa i takon vlerave termike, minimumet kanë shënuar -3 gradë Celcius në zonat malore dhe maksimumet pritet të shënojnë deri në 16 gradë Celcius gjatë ditës së sotme.

Temperaturat do të pësojnë një rritje graduale në ditët në vijim dhe siç tha meteorologu këto janë shenjat e një pranvere të parakohshme në vendin tonë.

E njëjta situatë meteorologjike do të jetë dhe në dy vendet fqinje. Si Kosova ashtu dhe Maqedonia e Veriut do të kenë mot të qëndrueshëm dhe rritje të vlerave termike./Burimi:EuroNews