AGROTECH Expo 2020 Ngjarja Më e Rëndësishme e Vitit për Agrobiznesin

686 0

Për të tretin vit radhazi, në Tiranë, në datat 13-14 Mars 2020, Expocity Albania organizon Panairin më të madh ndërkombëtar të agrobiznesit dhe agro-teknikës “AGROTECH Expo 2020”.

Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit me impakt dhe rezultate konkrete përsa i përket sektorit bujqësor dhe identifikimit të mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Panairi “AGROTECH Expo 2020” do të mbledhë së bashku në një hapësirë të vetme, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ekspertë dhe investitorë në fushën e bujqësisë, agrobiznese, fermerë dhe institucione të këtij sektorit.

Si i vetmi aktivitet i këtij lloji në Shqipëri, ky Panair tashmë ka krijuar një traditë dhe njëkohësisht është shndërruar në një platformë unike promovuese dhe efikase, e cila i jep mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi sektorit bujqësor në vend, rajon dhe më gjerë.

Dy edicionet paraardhëse të këtij panairi krijuan mundësi të reja bashkëpunimi për shoqëri të cilat operojnë në sektorin e bujqësisë. Disa prej tyre nëpërmjet shfrytëzimit të këtij aktiviteti zhvilluan edhe më tej sipërmarrjet e tyre duke lidhur kontrata të reja bashkëpunimi me partnerë brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar kështu tregje të reja për bizneset dhe produktet e tyre.

Këtë vit, AGROTECH Expo 2020 pret të prezantohet me një numër më të lartë ekspozuesish jo vetëm nga Shqipëria dhe rajoni, por edhe nga vende si Italia, Greqia, Franca etj. Hapësira e dedikuar për takimet B2B do jetë mundësia më ë mirë e këtij edicioni për krijimin e partneriteteve të reja për te gjithë aktorët kryesorë të sektorit Agro në Shqipëri dhe Rajon.

Përfitimet e bizneseve që marrin pjesë

Cilat janë kapacitetet e agrobizneseve në Shqipëri? Sa mundësi zgjerimi kanë ato? Cilat janë kanalet e duhura të bashkëpunimit? Cilat janë teknologjitë më të reja në këtë treg? Si mund të përfitojnë prej tyre? Sa larg mund të shkojnë oportunitetet e financimit? A kanë kapacitetet e duhura për nisjen e shkëmbimeve tregtare?

Këto sfida dhe jo vetëm do të jenë objekt diskutimi përgjatë panairit nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që do të organizohen në këtë event. Në sajë të vëmendjes ndërkombëtare, AGROTECH Expo 2020, përmes tematikave të targetuara, do të krijojë një platformë forumesh dhe workshopesh informuese me ekspertë shqiptarë dhe të huaj, duke u ofruar sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish specifike mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit.

AGROTECH Expo 2020 do të jetë një hapësirë në të cilën bizneset pjesëmarrëse në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, inputeve bujqesore, agropërpunimit, ushqimit organik, financimit të sektorit etj do të shfrytëzojnë mundësitë e reja për prezantimin dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve në sektorin bujqësor, lidhjen e partneriteteve të reja, informimin mbi zhvillimet më të fundit në teknologjinë agrare dhe zhvillimin e politikave sektoriale.

Gjithçka dhe kushdo që ka lidhje me bujqësinë

Edicionin e II-të AGROTECH Expo shënoi një rritje prej 45% të numrit të ekspozuesve në total dhe gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve nga rajoni dhe atyre ndërkombëtarë. Që prej shtatorit 2019, AGROTECH Expo është tashmë event anëtar i EURASCO-s (Federatës Europiane të Panaireve Bujqësore dhe Organizuesve të Eventeve).

Në eksperiencat e mëpashme të këtij panairi është dëshmuar jo vetëm interesi i lartë i bizneseve, por edhe i vizitorëve gjithashtu.

Profesionisë dhe ekspertë, fermerë, blerës potencialë, agjentë, kompanite e eksportit të makinerive dhe pajisjeve bujqësore, distributorët rajonalë të kompanive të importit, shoqatat tregtare bujqësore, investitorët e huaj mund të bëhen pjesë e këtij panairi duke u njohur me gjithçka që ka lidhje me sektorin Agro.

Për informacione të mëtejshme rreth pjesëmarrjes apo vizitës në këtë panair të veçantë të agrobiznesit dhe agroteknikës, mund të kontaktoni: marketing@expocity.al