Beteja me Koronavirusin – Çfarë Mësuan Mjekët Nga Pandemia

367 0

Që nga shpërthimi global i coronavirusit, mjekët dhe spitalet kanë mësuar shumë për mënyrën e trajtimit të pacientëve me COVID-19 – sëmundja potencialisht vdekjeprurëse e shkaktuar nga virusi.

Çfarë mësuan mjekët në lidhje me luftimin e COVID-19:

– Pacientët rrezikohen nga mpiksja e gjakut, ndërsa mjetet e hollimit të gjakut mund të ndihmojnë të trajtojnë atë.

– Përveç sistemit të frymëmarrjes dhe mushkërive, coronavirusi mund të sulmojë shumë organe të tjera, përfshirë zemrën, mëlcinë, veshkat dhe trurin.

– Trajtimet më të efektshme deri më tani, u raportuan të jenë, ilaçi remdesivir, antivirus; dexamenthason, një steroid që mund të trajtojë problemet inflamatore të COVID-19, dhe plazma e dhuruar nga pacientët që posedojnë antitrupa të sëmundjes.

– Testimi i gjerë si dhe publikimi i rezultateve në afat më të shpejtë, ndihmon në lehtësimin e presionit në spitale.

– Ndarja e informacionit në botë midis profesionistëve të shëndetësisë është thelbësore.

 – Parandalimi i sëmundjes është ende problem kryesor. Mjekët kërkojnë nga qytetarët të respektojnë të gjitha masat e paracaktuara, si ruajtja e higjienës, përdorimi i maskave si dhe distancimi shoqëror.

Mirëpo disa pyetje mbeten ende pa përgjigje

– Cilat trajtime mund të funksionojnë për mposhtjen e këtij virusi?

– Sa funksionojnë këto trajtime, sidomos përdorimi i ilaçit remdesivir?

– Sa kohë do t’ju duhet pacientëve të shërohen nga sëmundja e COVID-19?

“Nëse mësimi më i mirë që kemi mësuar është vendosja e pacientëve në stomak në vend të shpinës, do të thotë se ne qëndrojmë ende larg nga një kurë mrekullie”, thotë Valory Wangler, zyrtari kryesor mjekësor nga Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Christian Rehoboth McKinley në New Mexico të SHBA-së.

Koronavirusi i cili u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, besohet të ketë “lindur” në një treg të peshqve.

Pas njoftimit, autoritetet përkatëse morën vendimin për mbylljen e tregut, ndërsa i tërë qyteti ishte vendosur në karantinë.

Bëhet e ditur se rasti i parë nga coronavirusi u raportua për herë të parë më 25 dhjetor të vitit 2019.

Pas Kinës, coronavirusi pati vërshuar gradualisht në shumë vende të tjera të botës.

 

Duke parë shtrirjen e virusit nëpër botë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e shpalli atë pandemi globale me datën 11 mars të vitit 2020.

Situata aktuale ndaj COVID-19, vazhdon edhe sot të jetë e rëndë, të dhënat zyrtare së fundmi tregojnë se 10 milionë njerëz janë infektuar globalisht nga virusi, numri i viktimave ka shkuar në 500 mijë, ndërsa 5 milionë njerëz janë shëruar.

Megjithëse situata nisi të lehtësohej në “djepin” e këtij virusi, Kina së fundmi raportoi sërish rastet e reja nga coronavirusi.

Ekspertët deri më tani kanë potencuar se parandalimi i këtij virusi mund të bëhet vetëm me një vaksinë të efektshme, apo me imunitet të tufës.

Por, pasi që fazat e testimit të vaksinave ende nuk kanë përfunduar, ata këshillojnë njerëzit të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror, përfshirë edhe vendosjen e maskave, në ambientet e hapura e sidomos në ato të mbyllura.

Sipas tyre, shmangia e kontaktit fizik mes njerëzve mund të parandalojë përhapjen e sëmundjeve.

Në mesin e këtyre rregullave, shkencëtarët sugjerojnë qytetarët të mbajnë distancën të paktën deri në 2 metra./Burimi: Panorama