Biskota me Kimikate nga Serbia – Ballkani në Alarm, Po Shqipëria?

539 1

Një sasi e konsiderueshme biskotash të ëmbla dhe të kripura nga Serbia janë bllokuar në kufirin kroat, njofton Qendra e Alarmit e Komisionit Evropian.

Nga analizat e kryera,  biskotat nga Serbia rezultojnë me nivel të lartë akrilamidi, një kimikat shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Gjendja e alarmit në lidhje me produktet ushqimore të kontaminuara të Serbisë u shpall para pak ditësh.

AgroWeb.org njofton se autoritetet kroate të kontrollit të cilësisë së ushqimit kanë kthyer mbrapsht biskotat me origjinë nga Serbia.  Autoritetet Kroate nuk e kanë lejuar këtë sasi të prekë tregun.

Ngarkesat janë kthyer në Serbi por autoritet Serbe nuk kanë dhënë informacion nëse kjo sasi është asgjesuar.

Mungesa e informacionit le të hapur rrezikun e dërgimit të kësaj sasie në vende të tjera, ku kontrolli është më i ulët.

Afërsia e Serbisë me Shqipërinë, dhe Kosovën si dhe volumet e shkëmbimeve tregtare mes vendeve, ngjall shqetësim dhe nevojë për rënien e alarmit edhe në vendin tonë.

Nëse blini biskota të gatshme në treg, shikoni me kujdes barkodin e tyre. Seria e numrit në barkodin e prodhimeve të Serbisë tri shifrat e para i ka 860.

Qendra e Alarmit e Komisionit Evropian, njoftimit të së cilës i bazohet AgroWeb.org, ka pasur njoftime të herëpashershme për mallra ushqimore të rrezikshmën nga Serbia.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, në Janar të 2017, Danimarka bllokoi luleshtrydhe me norovirus nga Serbia.

Po ashtu në Dhjetor të 2016, Hungaria bllokoi ngarkesa me fruta pylli sërish të kontaminuara me norovirus.

Akrilamidi – Substanca që ju rrezikon jetën

Akrilamidi është një substancë kancerogjene që formohet në mënyrë natyrale gjatë pjekjes dhe skuqjes së produkteve të brumit që përmbajnë sheqer, niseshte dhe aminoacidin asparaginë.

Akrilamidi, kjo substancë e rrezikshme arrin të formohet gjatë pjekjes ose skuqjes së drithërave.

Po ashtu produkteve të furrës si pica, biskota, etj, në një temperaturë më të lartë se 120 gradë.

OBSH deklaron se nivelet e akrilamidit në ushqime përbëjnë një shqetësim të madh dhe serioz për shëndetin./AgroWeb.org

Njoftimi i Qendrës së Alarmit të Komisionit Evropian, njoftimit të së cilës i bazohet AgroWeb.org.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.