Çfarë Thotë Kompania Prodhuese E Vaksinave Moderna Për Vaksinat Përforcuese?

204 0

Hulumtimet në të cilat AgroWeb.org është bazuar, kanë treguar se njerëzit e vaksinuar kanë më pak mundësi të infektohen me Covid-19 dhe nëse infektohen kanë më pak gjasa të shfaqin simptoma të rënda.

Sidoqoftë, ato tregojnë gjithashtu se vaksinat ekzistuese mund të ofrojnë më pak mbrojtje kundër varianteve të reja të SARS-CoV-2, siç është varianti delta.

Moderna, një nga kompanitë prodhuese të vaksinave, ka dalë në përfundim se antitrupat neutralizues të gjeneruar nga vaksina e sajkundër COVID-19, u zbehën ndjeshëm 6 muaj pas dozës së dytë.

Për shkak të kësaj, kompania pret një rritje të infeksioneve dhe një nevojë për marrjen e dozve përforcuese para dimrit.

Në një eksperiment, një dozë 50 miligramë e vaksinës, e dhënë si një dozë e tretë përforcuese, rriti nivelet e antitrupave tek personat e vaksinuar më parw.

Gjithashtu u vu re një rritje e shkallës mbrojtëse rreth 32 herë kundër variantit Beta, me 44 herë kundër variantit Gama dhe 42 herë kundër atij Delta.

Këto të dhëna të reja u paraqitën në një thirrje të kryer për investitorët dhe bazohen në një studim që ende nuk është botuar në literaturën mjekësore.

Kompania tha gjithashtu se vaksina e saj mbeti shumë efektive në parandalimin e komplikacioneve të rënda të COVID gjatë 6 muajve.

Javën e kaluar, Pfizer publikoi të dhëna, që sugjeronin një rënie të ngjashme të mbrojtjes nga vaksina e saj.

Kompania gjithashtu sugjeroi një dozë të tretë për të rritur ndjeshëm mbrojtjen, përfshirë mbrojtjen kundër variantit të ri Delta.

Rezultatet e reja vijnë vetëm 1 ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetit bëri thirrje, që dozat e treta të ruhen derisa pjesa më e madhe e popullsisë së botës të mund të marrë dozën e parë.

Më shumë se 80% e 4 miliardë dozave të vaksinave të dhëna në të gjithë botën, janë shpërndarë në vendet me të ardhura të larta./AgroWeb.org