Cikli i Trajnimeve për Thirrjen e Parë në Skemat e Fondeve IPARD në Peshkopi dhe Dibër të Madhe

472 0

Përfundoi sot një tjetër cikël trajnimesh dhe seminaresh informues i zhvilluar në kuadër të projektit ndërkufitar IPA të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, Ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve”, organizuar nga partnerët zbatues të tij, Creative Business Solutions (CBS), Fondi Shqipëtar i Zhvillimit dhe Komuna Dibrës në Maqedoni, me tematike mbi Thirrjen e Parë për Aplikime në Skemat e Fondeve IPARD për Agrobiznesin.

Ky sesion nisi me trajnimin në Komunen e Dibrës në Maqedoni në datat 15, 16, 19 dhe 20 Nëntor duke vijuar më pas me trajnimin në qytetin e Peshkopisë në datat 21, 22 dhe 23 Nëntor.

Ai synon ngritjen e kapaciteteve në përthithjen e fondeve të Programit IPARD nëpërmjet informimimit dhe trajnimit të agrobizneseve, fermerëve dhe agropërpunuesve në rajonin e Dibrës në të dyja anët e kufirit, duke rritur potencialisht shkallën e suksesit të aplikimeve për fonde të tilla.

Përfitues direkt të këtij cikli trajnimesh ishin rreth 200 agrobiznese të kësaj zone, të cilët nën suportin dhe moderimin profesional të stafit të këtij projekti, kuptuan në mënyrë të detajuar, jo vetëm benefitet e Programit IPARD, por edhe se si mund të aplikojnë në skemat e këtij programi në mënyrë korrekte  dhe të suksesshme.

Instrumenti IPA dhe Programi IPARD

Instrumenti për Asistencë Para-Aderimit (IPA) është mjeti kryesor i Bashkimit Evropian  për t’i siguruar vendeve të zgjerimit mbështetje financiare dhe teknike.

Ky Instrument ka një komponent të zhvillimit Zhvillimit Rural (IPARD), i cili u siguron vendeve kandidate të Bashkimit Evropian, asistencë për implementimin e programeve shumëvjeçare duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale.

Objektivat kryesore të Programit IPARD janë:

  • Mbështetja e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me synim përmirësimin e konkurueshmërisë, përmbushjen e standardeve të BE-së dhe respektimin e standardeve të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit.
  • Mbështetja e investimeve në zonat rurale, me synim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e bizneseve që çojnë në përmirësim të mundësive të punësimit dhe të përfshirjes sociale.

Çfarësynon Programi IPARD:

Programi IPARD synon të mbështesë agrobizneset, fermerët, agroperpunuesit tëinvestojnënësektorin e Bujqësise. Investimet përfshijnë prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, mishit, fruta perimeve, bimeve medicinal, vreshtave, investimet në akuakulturë, turizmin natyror, prodhimin e energjisë së rinovueshme etj.