Vit i Ri Me Fat? Kometa Më e Ndritshme Në Qiell Do të Shënojë Ndërrimin e Viteve

223 0

Kometa 46P / Wirtanen është që tani kometa më e ndritshme në qiellin e natës së hemisferës veriore.

Ndërrimi i viteve, përveç fishekzjarreve, do të shoqërohet me kalimin e ndritshëm të kometës.

Nga errësira, do të mund të shihet me sy të lirë, ndonëse orbita e saj e afron me Tokën dhe Diellin në mes të dhjetorit. Në qiell do të duket për madhësinë e Jupiterit. 

Kometa 46P / Wirtanen po bëhet gjithmonë dhe më e ndritshme dhe mund të arrijë shikueshmërinë e syrit vetëm para fundit të vitit 2018.  

Sa afër do të vijë kometa Wirtanen?

Sipas astronomëve në Universitetin e Merilendit, ky kalim i kometës Wirtanen pranë Tokës, do të jetë qasja e dhjetë më e afërt e një komete në kohët moderne. 

 Kometa Wirtanen i përket familjes së kometave të Jupiterit.

Megjithëse ajo kalon në sistemin tonë diellor çdo 5,4 vjet, kalimi i vitit 2018 është më i afërti që nga zbulimi i tij rreth 70 vjet më parë nga astronomi amerikan Carl A. Wirtanen më 17 janar 1948.

Kalimi i kometës përgjatë periudhës midis vitit 2018 dhe 2019. Foto: Flickr

Sa e ndritshme do të duket kometa?

Askush nuk e di me siguri. Kometat janë të paparashikueshme nga natyra e tyre. Vlerësimet tregojnë se Wirtanen mund të arrijë një madhësi vizuale të tillë sa për t’u parë me sy të lirë edhe gjatë ndërrimit të viteve. 

Astronomët parashikojnë se forma e dukshme e kometës mund të jetë aq e madhe sa diametri i dukshëm i hënës! Ndoshta edhe më i madh.

Kometa Wirtanen do të duket maksimalisht dy javë para Krishtlindjeve dhe do të kalojë dukshëm në qiell edhe përgjatë ndërrimit të viteve. 

Për astronomët është një ngjarje e shënuar, ndërsa astrologët po nxitojnë ta shpallin vitin e ardhshëm 2019 si një vit fatsjellës të veçantë prej dukjes së kometës në qiell.

Këtë e përforcon edhe fakti se është i pari kalim i kësaj komete në anën e afërt të orbitës së Tokës, ndryshe nga çdo kalim i mëparshëm që ka ndodhur nga krahu i largët orbital./AgroWeb.org

Burimet shkencore ku bazohet lajmi i mësipërm i gjeni në linkun 1 dhe linkun 2