COVID-19 Prezent Edhe Gjatë Sezonit Veror – Këshillat e ISHP

413 0

Edhe pse kurba epidemiologjike e COVID-19 paraqitet në një nivel të qëndrueshëm, virusi do të jetë prezent edhe gjatë sezonit veror.

Eugena Tomini, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik argumentoi në një nga mediet e vendit se situata aktuale paraqitet e qëndrueshme dhe se piku i të shtruarve në dy spitale ishte më 25 mars.

“Për t’iu thënë të vërtetën, sipas parashikimeve që ne kishim llogaritur nga të dhënat epidemiologjike nga 9 marsi i 2020, java e katërt apo e pestë sipas projeksioneve përkoi me një pikë që qëndroi stabël me luhatje shumë të vogla gjatë javës së pestë. Jemi në situatën e rrafshët në këto momente dhe me një intensitet ritmik dhe të qëndrueshëm përditë. Ndërkohë që dua të theksoj se kjo situatë e qëndrueshme e ka gjetur përballjen me sistemin shëndetësor, nga një pikë që ishte në datën 25 mars që ishte edhe piku për sistemin shëndetësor, me rreth 83 pacientë të hospitalizuar, në një nivel shumë më të ulët të hospitalizimit që sot ne flasim për 43 pacientë në total të hospitalizuar. Pra, shpresojmë që kjo kurbë epidemike të mbajë një qëndrueshmëri dhe një trend aktual dhe në javët në vijim”, u shpreh Tomini.

Tomini sqaroi se strategjia e gjurmimit dhe hetimit të thelluar të rasteve ka funksionuar në Shqipëri.

“Mbështetur në strategjinë e ndjekur kundrejt strategjisë së rasteve, gjurmimit të tyre nëpërmjet laboratorit të virologjisë, gjurmimit të thelluar të brezit të parë, të kontakteve të ngushta. Po sigurisht edhe marrjes së masave në kohë, të marra nga qeveria në drejtim të karantinës, masave të distancimit fizik të etikës respiratore dhe të gjithë elementëve të tjerë të higjienës. Mbi të gjitha duke marrë një shembull edhe nga gabimet e shteteve të tjera që u prekën më hershëm nga epidemia sesa Shqipëria, zbatuam përkundrejt pozitivitetit në Shqipëri, jemi drejt pritshmërive tonë. Drejtimi që COVID-i ka paraqitur, një epidemi të butë në Shqipëri, kundrejt planeve të veprimit të hartuara paraprakisht dhe të zbatueshme, strategjitë e hetimit të rasteve dhe gjurmimit të kontakteve të saktë. Dua t’iu theksoj se brenda 5 ditësh, numri i të shëruarve i ka tejkaluar kufijtë e rasteve të prekur, raste që janë aktivë të sëmurë. Janë 53% e rasteve që kanë qenë pozitivë, janë rikuperuar nëpërmjet konfirmimit të testit, negativizimit për personelin shëndetësor, 2 teste negative dhe 1 test negativ për popullatën e gjerë”, u shpreh ajo.

Lidhur me ecurinë e mëtejshme të situatës së COVID-19 në vendin tonë

“Unë sipas gjykimit, jo vetëm timit por edhe kolegëve të mi, epidemiologëve, është e hershme për të gjykuar hapjen e të gjithë elementëve të tjerë jetësorë në normalitet shumë shpejt. Megjithatë edhe sipas projeksioneve të kurbës epidemike edhe të dhënave statistikore dhe epidemiologjike, parashikimet ndoshta fundi i majit mund të ketë një lirshmëri në një shkallë më të gjerë sesa aktualisht. Gjithsesi, prezenca e COVID do të jetë aktualisht, do të jetë edhe gjatë sezonit të verës. Por një rikthim, si çdo infeksion tjetër respirator që bën një tendencë në ulje, pavarësisht monitorimit nga ana e shërbimit epidemiologjik, në vjeshtë sërish këto infeksione riaktivizohen. Duke mos pasur as vaksinë, sigurisht që prezenca e COVID do të jetë paralelisht me bashkëjetesën tonë deri në momentin kur të kemi një mjet për parandalimin e tij”, përfundoi Tomini./Burimi:Atsh