COVID-19: Si të Ndaloni Përhapjen në Shtëpi me Këto Këshilla

374 0

Nëse përdoren siç duhen dezinfektantët e shtëpisë mund të shërbejnë për të luftuar virusin që shkakton sëmundjen COVID-19.

Mjekët dhe studiuesit dita ditës po arrijnë të grumbullojnë informacione dhe të dhëna thelbësore për kuptimin e koronavirusit.

Apeli nga stafi mjekësor vazhdon të jetë pro përdorimit të maskave si dhe ruajtjen e distancës nga njëri-tjetri.

Por ju mund të ndërmerrni hapa për të ndaluar përhapjen e virusit edhe në shtëpinë tuaj.

Nuk do t’ju nevojiten mjete të veçanta, do të mjaftojnë ato që përdorni çdo herë për pastrim.

Si përhapet virusi?

Ky virus përhapet kryesisht përmes kontaktit me një person i cili është i prekur nga COVID-19.

Por gjithashtu të dhënat, ku bazohet edhe AgroWeb.org, kanë treguar se edhe kontakti me sipërfaqe që ka prekur një i infektuar mund t’ju sëmurë.

Piklat e pështymës përhapen kudo padashur sa herë që flasim, hamë apo kollitemi e teshtijmë.

Këto stërkala mund të shpërndahen deri në 2 metra distancë dhe virusi mund të qëndrojë aktiv me orë apo ditë në varësi të objektit që prek.

Si të përgatisni shtëpinë tuaj?

Hapi i parë që mund të bëni është dezinfektimi i sipërfaqeve që prekni më shpesh.

Bëhet fjalë për dorezat e dyerve, çelësat e dritave, tavolinat, rubinetat e lavamanëve dhe dushit.

Nëse dikush prej familjarëve është i prekur ky dezinfektim duhet të bëhet çdo ditë.

Përdorni doreza kur bëni dezinfektimin, kështu shmangni që lëkura juaj të bjerë në kontakt me këto objekte.

Më pas hidhini në kosh dorezat dhe lani duart mirë me ujë të bollshëm dhe sapun.

Ndërkohë nga ana tjetër këshillohet që për larjen e dyshemeve fillimisht ta pastroni me larësin tuaj të zakonshëm.

Madje edhe ilaçi i enëve funksionon në mënyrë të përkryer.

Më pas duhet që të kaloni një copë të lagur ose me alkool ose me zbardhues (Açen e zakonshme që gjeni në markete)

Uji me sapun largon papastërtitë dhe bakteret, e ndërkohë dezinfektimi zhduk gjithçka që mund të ketë mbetur.

Vetëm tregoni kujdes që të mos përzieni produktet zbardhuese me alkool pasi do të krijoni avuj të rrezikshëm.

Nëse ilaçi juaj pastrues përmban vet dezinfektues atëherë mjafton që ta lani sipërfaqen dy deri në tri herë./AgroWeb.org