Covidi në Supermarkete – Si të Ndiheni të Sigurtë?

506 0

Nëse ka diçka që përfshin rutinën tonë të përditshme është blerja e produkteve në Supermarket.

Por, pandemia solli një normalitet të ri për të gjithë ne. Ndryshoi sjelljen e shoqërisë, mënyrën e jetesës dhe kujdesin e shtuar ndaj higjenës. Ajo që mbetet e njëjtë është vajtja drejt Supermarketeve për të marr produktet e nevojshme.

Çdo ditë e më shumë konsumatori kërkon të ndihet i sigurt dhe të besojë në garancinë e produkteve ushqimore që konsumon, si një masë për të minimizuar rrezikun e infektimit ndaj COVID19.

Sensibilizimi i Rrjeteve të Supermarketeve

AgroWeb vëzhgoi nga afër një nga rrjetet më të mirënjohura të Supermarketeve në Tiranë Eco Market. Synimi ishte për të vëzhguar sigurinë dhe garancinë e kërkuar.

Që në hyrje tabelat flasin qartë mbi protokollin e Covid 19, si edhe dezinfektuesit gjenden kudo. Me ambiente të bollshme ku distanca është totalisht e pranueshme dhe konform rregullave. Mjediset e pastra, të gjithë të pajisur me maska por edhe me një staf të kualifikuar e të sjellshëm, që e bën të dukshme kujdesin në detaje.

Përfaqësuesit e Eco Market shpjegojnë se që në krye të herës, filozofia e punës së tyre ka qenë që komsumatori jo vetëm të gjejë atë çfarë dëshiron, por ta gjejë atë edhe në sigurinë maksimale.

Siguria Ushqimore E Produkteve – Rëndësi Po Aq Sa Siguria Ndaj Covid

Të ushqyerit mirë dhe shëndetshëm është një sfidë po aq sa edhe një dëshirë, por mbi të gjitha është respekt dhe detyrim ndaj vetë organizimit.

Nga vëzhgimi që bëri AgroWeb.org, klientët përgjithësisht u drejtohen një sërë produkteve të ndryshme si makaronat Divella, marka e njohur italiane e pastave, Granarolo, por edhe prodhime shqiptare si Rugove me produktet e ujit dhe djathit të bjeshkëve. Për shijuesit e verës, ky market ka oferta fantastike nga Vera Duka, prodhim shumë i vlerësuar, vecanërisht nga të huajt që frekuentojnë këtë Supermarket.

Gjithçka dëshmon se tendenca e konsumatorëve shqiptarë është duke u orientuar fort drejt konsumimit të ushqimit të mirë.

Ju mos harroni të merrni me vete maskën, pasi për detajet e tjera kujdeset stafi për ju.

Si Të Mbrohesh Në Supermarket

Këshilla e parë nga AgroWeb është të zgjidhni Supermarketin e duhur me shumë hapësora të brendshme që lejon distancat.

Problemi në supermarkete, furrat e bukës apo bankat qëndron tek ndërveprimi me njerëz të tjerë apo tështimës, kollës dhe të folurës së dikujt tjetër.

Nëse ju duhet të prekni frigoriferë, përpiquni të mos e prekni fytyrën.

Zgjidhni gjithmonë raftet e koridoret me më pak njerëz.

Zgjidhni rrjetet e mirënjohura të Supermarketeve dhe mbi të gjitha kudo ku blini sigurohuni që higjena është maksimale./AgroWeb.org