Pranverë me Dimër Natën dhe Verë Ditën – Por Vera Pritet Problematike

707 0

Është muaji i tretë i pranverës. Por duket sikur freskia nuk ka dëshirë të largohet këtë vit.

Zgjohemi në mëngjes me një diell përvëlues, për të përfunduar në shtëpi akoma të mbështjellë me triko.

Pas rekordit alarmues për temperaturat e 2017, AgroWeb.org ju tregon se shkencëtarët presin nga 2018 një tjetër vit që do të thyejë rekordet.

Ekspertët e motit thonë se bota në vitin 2018, “Do të karakterizohet nga një luhatje temperaturash drastike.”

Një fenomen që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Me mbarimin e ‘pranverës’ dhe nisjen e sezonit të verës, disa zona të Evropës lindore do të përballen me thatësira.

Nxehtësia dhe temperaturat e larta do të shtojnë rrezikun e zjarreve nga Franca, në Gjermani e deri në Alpe.

Jugu i Italisë dhe Gadishulli Ballkanik do të kenë një fat tjetër, stuhi të shpeshta, që do të rezultojnë në përmbytje përgjatë gjithë verës.

Kjo prishje e ekuilibrit të temperaturave është një shqetësim serioz për ekspertët e klimës.

Shtrëngata shiu

Sipas burimeve të AgroWeb.org pritet që përmbytje dhe stuhi të forta ere do të përqendrohen në Evropën lindore dhe Gadishullin Ballkanik.

“Stuhitë më të rrezikshme dhe të rënda do të ndodhin në mesditë dhe në mbrëmje,” kështu shprehen ekspertët.

Ata kanë publikuar se vendet të cilat do të preken më së shumti nga stuhitë janë: Roma dhe Napoli në Itali, Tirana në Shqipëri, Sofja në Bullgari dhe Bukureshti në Rumani.

Lexoni këtu parashikimin për verën e ardhshme edhe për Shqipërinë.

Kombinimi i temperaturave të larta dhe reve të tymit që vijnë nga Evropa qendrore, do të përkeqësojnë stabilitetin e motit në këto zona.

Nxehtësi përvëluese 

Ngrohja globale tanimë është një shqetësim i njohur. Por shkencëtarët ende nuk po gjejnë një shpjegim konkret këtë dukuri.

Vende si Britania e Madhe, Italia e veriut dhe një pjesë e Gjermanisë të cilat do të përballen me temperatura shumë ta larta 32-38 C dhe me rrezik të madh për zjarre.

Valët e gjata të nxehtësisë do të kenë pasojat e tyre në shëndetin e të moshuarve dhe fëmijëve të vegjël.

Mungesa e ajrit është një nga shqetësimet kryesore të mjekëve.

 

Një rrezik për bujqësinë

Do të jetë një kontrast ekstrem me temperaturat ekstreme të regjistruara verën e kaluar përgjatë Gadishullit Ballkanik.

Por ndikimet do të dallohen në bujqësi.

Sipas raporteve të Bankës Botërore, bujqësia është ndër sektorët më të ndjeshëm në Shqipëri ndaj ndryshimeve klimatike.

Kushtet e papritura të motit vit pas viti, e rrezikojnë seriozisht sektorin, çka reflektohet menjëherë në ekonomi./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.