Shumë njerëz mendojnë që ushqehen shëndetshëm thjesht se konsumojnë një numër të caktuar të kalorive në ditë. Por e vërteta është se të ushqyerit shëndetshëm nuk ka vetëm lidhje me se sa ju hani.

Ajo që bën diferencën është cilësia e ushqimit që hani dhe se sa në mënyrë të sigurtë ajo është prodhuar. Lexoni më poshtë për disa nga ushqimet më të këqia që mund të kaloni në organizmin tuaj. Patjetër do të befasoheni nga faktet e mëposhtme.

Qumësht me hormone artificiale

Gjithmonë e më tepër fermerët i ushqejnë lopët e tyre me hormone artificiale në mënyrë që ato të prodhojnë më shumë qumësht. Kjo është diçka e mirë për qëllimet e tyre të biznesit, po aspak e mirë për shëndetin tonë. Kjo dukuri është krejt e përhapur sidomos në fermat dhe fabrikat e huaja të qumështit, mallrat e të cilave importohen shumë në tregjet e reja të Europës Qendrore, madje edhe në Shqipëri.

Hormonet me të cilat ushqehen lopët shkaktojnë rritje në norma të larta të një hormoni tek njerëzit që quhet IGF-1, i cili përmendet se ndikon në rritjen e rasteve të sëmundjeve tumorale tek njerëzit. Sigurohuni që kartoni i qumështit që blini të shkruajë pa rBGH ose pa BST.

Margarina

Nëse margarinës nuk do t’i jepej ngjyra artificiale e verdhë që të ngjasojë me gjalpin, ajo do të ketë ngjyrën e saj natyrale, që është GRI. Në qoftë se kjo nuk mjafton për t’i qëndruar larg atëherë çfarë tjetër do t’ju mbushte mendjen?!

Edhe pse margarina shpesh cilësohet si një version i shëndetshëm që zëvendëson gjalpin pasi nuk përmban kolesterol, ky produkt nga anë të tjera të errëta.

Margarina është gjithashtu një burim shumë i pasur me yndyrna shumë të dëmshme, të cilat në të vërtetë indirekt rrisin kolesterolin tuaj. Nuk keni asnjë justifikim për të mos u kthyer drejt produkteve krejt të mira për organizmin siç është pa diskutim vaji natyral i ullirit.

Patatinat

Shumë prej markave të patatinave përmbajnë sasi të paimagjinueshme të kripës dhe vetëm një qese e tillë krejt e vogël shpesh përmban kripë më shumë se norma e lejuar ditore për organizmin.

Por kjo nuk është gjithçka. Shqetësimit për vlerat e dobëta ushqyese të patatinave dhe niveli gjigand i kripës tek paketat e vogla shumëngjyrëshe, i shtohet edhe një tjetër.

Patatinat përmbajnë substancën acrylamide, një kimikat që po studiohet dhe analizohet fort pasi raportohet të ketë lidhje me një rritje të rrezikut të disa formave të tumoreve dhe infertilitetit në organizmin njerëzor. E njëjta situatë përsëritet edhe tek patatet e skuqura të gatshme të cilat blini në treg.

Mundohuni të mos tërhiqeni pas reklamave dhe ngjyrave të paketimeve të produkteve. Lexoni me kujdes përmbajtjen e paketimeve që të dini para se të blini./AgroWeb.org