E Hëna Paradite – Dita Më e Shpeshtë e Problemeve në Zemër

325 0

Stresi dhe ataku i zemrës rastisin të hënën në mëngjes

Nëse ka një ditë në javë që rezulton si dita kur ndodhin më shpesh goditjet në zemër, ajo është dita e hënë.

Studiuesit amerikanë të Universitetit të Mjekësisë të Cleveland kanë zbuluar se koha më e shpeshtë kur ndodh ataku në zemër është mëngjesi i ditës së hënë dhe është më i shpeshtë se në çdo ditë tjetër të javës.

Studiuesit dhe mjekët kanë vënë re që mëngjesi është koha më e përshtatshme për të pësuar atak në zemër.

Kjo ndodh pasi hormoni i stresit i quajtur kortizol është më i lartë gjatë kësaj periudhe. Kur kjo ndodh, pllakat e kolesterolit të cilat janë depozituar në arteriet e organizmit mund të çahen dhe të bllokojnë kalimin e gjakut në zemër.

Kjo është arsyeja kryesore pse duhet të reduktoni stresin sa të mundeni.

Stresi është reagimi i trupit ndaj presionit të lartë fizik dhe mendor, që një njeri nuk është në gjendje ta përballojë.

Stresi është një përjetim i ndryshëm në varësi të njeriut, por shpesh shkaktohet nga problemet në familje, çift, karrierë ose me paratë.

Stresi mund të shkaktohet edhe nga ngjarje në dukje të parëndësishme ose ngjarje madhore që shfaqen krejt papritur.

Stresi nuk shoqërohet vetëm me ndjesinë e frikshme të ankthit, përkundrazi janë 9 organe të trupit që ndikohen rëndë prej tij.

Kur ndihemi të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe mund të kompromentojnë funksionet e sistemit imunitar.

Më pas, organizmi përballet me çlirimin e adrenalinës dhe noradrenalinës që rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë djersitje të vazhdueshme.

Rritja e nivelit të hormoneve pakëson qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe ngadalëson aktivitetin e stomakut duke ndërprerë tretjen.

Zemra

Duke qenë se stresi rrit tensionin e gjakut, ndërlidhja mes tij dhe sëmundjeve të zemrës është mjaft e qartë.

Ndikimi emocional i stresit çrregullon rrahjet e zemrës dhe përbën rrezik për individët që përjetojnë aritmi.

Truri

Kur jemi të stresuar, nuk i shpëtojmë dot migrenës ose dhimbjeve të kokës. Kjo ndodh për shkak të akumulimit të tensionit në zonën e kokës, qafës dhe shpatullave.

Dhimbja mund të shmanget, nëse jeni në gjendje të dalloni akumulimin e tensionit dhe të qetësoheni ose të bëni një sy gjumë.

Stresi afatgjatë, ankthi dhe depresioni mund të shkaktojnë sklerozë ose sëmundjen e Alzheimerit.

Lëkura

Stresi mund të shkaktojë probleme madhore në lëkurë, duke nisur nga aknet, puçrat, psoriaza dhe pezmatim të lëkurës.

Stresi e bën lëkurën më të ndjeshme dhe më reaguese ndaj këtyre problemeve.

Stomaku

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet.

Stresi kronik mund të ndryshojë lëngjet gastrike që prodhohen në stomak, qarkullimin e gjakut, lëvizshmërinë e zorrëve, përshkrueshmërinë e mukozës në stomak dhe ndjeshmërinë e tij.

Zorrët

Stresi ka ndikim të drejtpërdrejtë tek zorrët. Kur stresi godet, zorrët nuk përthithin ushqyesit, nuk përcjellin oksigjen dhe gjaku qarkullon 4 herë më pak në pjesët e aparatit tretës. Për më tepër sekretimi i enzimave ulet me 20,000 herë.

Pankreasi

Kur jemi të stresuar trupi përballet me një kundërpërgjigje që ndryshe njihet si ‘Përballu ose Largohu’, gjatë së cilës, tensioni i gjakut rritet së bashku me ritmet e frymëmarrjes, zemrës dhe sheqerit në gjak.

Sistemi riprodhues

Stresi godet pjellorinë dhe dëshirën seksuale. Hormonet e stresit ulin nivelet e hormonit të libidos që sekretohet nga truri dhe rrisin nivelet e një hormoni tjetër që e mposht, një goditje e dyfishtë kjo për sistemin riprodhues.

Sistemi imunitar

Siç e dimë, sistemi imunitar e mbron organizmin nga trupat e huaj siç janë bakteret, viruset dhe qelizat e dëmshme.

Kur jemi të stresuar kortizosteroidët e çliruar nënshtrojnë sistemin imunitar dhe ulin numrin e limfociteve (një lloj qelizash të bardha gjaku të përfshira në sistemin imunitar), që gjenden në gjak dhe rrjedhimisht na bëjnë një shënjestër më të lehtë ndaj infeksioneve.

Muskujt dhe kyçet

Stresi nxit dhimbjet në kocka, kyçe dhe muskuj. Studimet kanë treguar se stresi dhe depresioni shkaktojnë dhimbje në qafë, shpatull dhe pjesën e poshtme të kurrizit./AgroWeb.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.