Eklipsi i Fundit i Dekadës – Ora Kur Mund ta Shihni të Plotë në Shqipëri

519 0

Këtë vit, muaji dhjetor ka qenë me të vërtetë një muaj astronomik.

Një shi meteorësh magjepsi të gjithë të pasionuarit e yjeve pak ditë më parë, ndërsa dy ditë më parë ndodhi solstici i dimrit.

Nga ku nisën edhe netët më të gjata të dimrit. Me datën 22 dhjetor nisi zyrtarisht stina e dimrit meteorologjik ku ditët janë më të shkurtra dhe netët më të gjata.

Por në ditët në vijim, të tjera ngjarje interesante astronomike do të ndodhin.

Më e afërta është eklipsi diellor, i cili konsiderohet të jetë eklipsi i fundit diellor i dekadës.

Eklipsi nis në një lokacion të caktuar dhe më pas përfundon në një vendodhje tjetër.

Oraret ku Mund ta Shihni Eklipsin në Tiranë

Momentet e para nga ku mund të shihni nisjen e eklipsit janë pas dreke, rreth orës 3:29 PM.

Por ndërkohë eklipsi i plotë do nisë të duket rreth orës 4 e 30 dhe kulmi i shikueshmërisë së tij do të rreth orës 6:17 minuta.

Rreth kësaj dite, moti pritet të jetë i kthjellët ndaj dhe pamjet do të jenë spektakolare.

Ndërkohë në botë, eklipsi do të jetë shumë më i dukshëm në një pjesë të Lindjes së Mesme, Indisë Jugore dhe Indonezisë.

Kjo për shkak se Hëna është më afër pikës së orbitës së saj, ku është më larg nga Toka, duke u shfaqur jo dhe aq e madhe sat ë mbulojë plotësisht diskun e diellit.

Për të vëzhguar ngjajen, do të duhet të jeni në vendin e duhur ku pamja të jetë e hapur dhe e qartë dhe mbi të gjitha të kujdesnei për sytë tuaj duke vendosur syze në mënyrë që të shmangni dëmtimin e syve./AgroWeb.org