Eklipsi i Hënës së Përgjakur – Shihni Pamjet Mahnitëse

963 0

Cilësohet si “Super Hëna e Përgjakur” dhe është eklipsi më i plotë hënor i kësaj dekade.

Agimi i kësaj të hëne nisi me një pamje spektakolare qiellore.

Në orët e para të mëngjesit të ditës sotme, 21 janar, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qiell ku u shfaq eklipsi total hënor, ku hëna dukej shumë më afër me tokën dhe ngjyra e saj e argjendtë u bë e kuqe e përgjakur.

Miliona njerëz në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe në vendin tonë u zgjuan herët në mëngjes për të shijuar pamjen spektakolare të hënës në qiell.

Eklipsi total i hënës ndodh kur Toka pozicionohet në të njëjtën vijë lineare me Diellin dhe satelitin më të afërt Hënën.

Ekplisi nisi rreth orës 02:45 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 07:49.

Pika e pamjes më madhështore të eklipsit ishte rreth orës 05:12 të mëngjesit.

Kjo ngjarje shënon edhe pamjen më të afërt të hënës pranë tokës ndërkohë që ekplisi total hënor pritet të ndodhë pas një dekade, në vitin 2029.

Ndërkohë për këtë vit, qielli do të ofrojë sërish një spektakël madhështor pasi më 16 korrik do të ndodhë eklipsi i pjesshëm i hënës dhe do të shihet edhe në vendin tonë./AgroWeb.org