Për të dytin vit radhazi, në Expocity Albania do të mbahet Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i AgroBiznesit dhe AgroTeknikës, një ngjarje e rëndësishme kjo, për të gjitha shoqëritë e sektorit të bujqësisë në Shqipëri, në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Çdo sipërmarrës në fushën e bujqësisë, çdo fermer i madh, i mesëm apo i vogël, prodhues apo grumbullues i çdo lloj produkti bujqësor mund të përfitojë nga mundësia për të marrë pjesë në aktivitetin më të rëndësishëm  të vitit për bujqësinë.

Loading...

Panairi, i cili do të mbahet në datat 15-16 mars 2019, në Expocity do t’u ofrojë përfaqësuesve të Agrobiznesit shqiptar dhe të huaj mundësinë të promovojnë gamën e gjerë të produkteve të tyre ashtu si edhe do t’i ndihmojë ata të kapërcejnë kufijtë duke lidhur ura bashkëpunimi me njeri-tjetrin.

Çfarë do të sjellë Panairi Agro – Tech 2019 dhe Rëndësia e Pjesëmarrjes

Ky panair do të shënojë një nga aktivitetet më të rëndësishme për sektorin e bujqësisë duke synuar të krijojë një platformë ndërkombëtare komunikimi dhe bashkëpunimi, që do t’i ndihmojë fermerët dhe prodhuesit të krijojnë pika kontakti direkte.

Kjo do të realizohet përmes takimeve individuale të bizneseve dhe shoqërive të mëdha bujqësore të të gjithë rajonit jo vetem me blerës potencialë por dhe me bashkepunëtorë të mundshëm, institucione etj.

Gjatë ditëve të panairit, të gjithë kompanitë pjesëmarrëse do të gjejnë një mjedis optimal dhe tërheqës për të promovuar produktet e tyre.

Të gjithë kompanitë bujqësore do të kenë mundësi që krahas krijimit të partneriteteve të marrin edhe informacionet më të fundit mbi teknologjinë agrare.

Gjatë panairit, do të organizohen forume, workshop-e dhe aktivitete të ndryshme të cilat do të kenë në qendër sektorin bujqësor dhe dinamikat e tij.

Loading...

Gjatë këtyre aktiviteteve, aktorë të rëndësishëm të sektorit institucional apo biznese do të parashtrojnë dinamikat e sektorit, projektet strategjike bujqësore dhe qasje pozitive apo ide të ndryshme  mbi zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Informimi mbi zgjidhjet më të fundit dhe më të efektshme të teknologjisë, programet e reja financiare për sektorin e bujqësisë, tendencat në tregjet vendase dhe ndërkombëtare si dhe mundësitë e investimit janë tjetër pjesë e rëndësishme e asaj çka do të ofrojë ky panair.

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, ky panair do të ofrojë gjithashtu forcimin e pozicionimit të agrobizneseve në treg ashtu si edhe do të nxisë mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit.

Një fushatë e gjerë komunikimi dhe marketingu dhe pjesëmarrja e mediave të ndryshme në Agro Tech 2019 do të mundësojë promovimin e brand-eve gjatë dy ditëve të Panairit.

Gama e Gjerë e Pjesëmarrësve

Në këtë panair do të marrin pjesë të gjitha kompanitë që tregtojnë makineri bujqësore, pjesë këmbimi dhe kompanitë bujqësore që merren me prodhimin si: Fara, Inpute bujqësore plehra, fertilizante, pesticide, hortikulturë, agrobioteknologji, lule, bimë medicinale dhe dekorative, pajisje dhe vegla bujqësore, pajisje dhe teknologji për përpunimin e ushqimit, paketimin, etiketimin etj.

Pjesëmarrës të tjerë do të jenë shoqatat bujqësore, institucionet financiare, institucionet qeveritare.

Panairi do të ketë impakt të rëndësishëm duke tërhequr vizitorë të shumtë, konkretisht fermerët, prodhuesit e serave,  prodhuesit bujqësor, blerës potencialë të bujqësisë, agjentët, etj, autoritetet e zhvillimit të kooperativave bujqësore, kompanitë eksportuese të makinerive bujqësore, distributorët rajonale të kompanive importuese, shoqatat tregtare të bujqësisë, investitorët e huaj etj.

Per informacione te metejshme rreth pjesemarrjes apo vizitës në këtë panair të veçantë të agrobiznesit dhe agroteknikës, mund të kontaktoni: marketing@expocity.al

Loading...