Eklipsi i Parë Hënor për 2020 – Zbuloni Ku Do të Duket

425 0

Fenomenet qiellore janë ndër të vetmet që priten me kureshtje e padurim çdo herë që ndodhin.

Zakonisht jemi mësuar që për të parë eklipse të mëdha, na duhet të presim për vite me radhë.

Në 2020 që sapo erdhi, nuk do të ndodhë aspak kështu.

Ky vit e shënon eklipsin e tij të parë sot, në datën 10 janar.

Bëhet fjalë për një eklips hënor që do të shihet në shumicën e kontinenteve të globit, pikërisht mbrëmjen e sotme.

Ku do të shfaqet

Ky eklips pasohet nga ai disa javëve më parë në 26 dhjetor, ku ‘Unaza e Zjarrit të Diellit’ u pa në në Lindjen e Mesme dhe Azi.

Kështu dielli dhe hëna janë ende të sinkronizuara që do të thotë një eklips i dytë e kësaj radhe hënor.

Gjithsesi kjo ngjarje do të jetë më e vogël krahasuar me eklipset diellore, të cilat shpesh ndodh që të errësojnë një pjesë të tokës për disa momente.

Ekspertët shprehen se vlen të shihet edhe ky, pasi hëna do të humbasë shkëlqimin e zakonshëm të saj dhe do të marrë ngjyra të çuditshme.

Kjo pasi hëna sinkronizohet në një pikë me tokën dhe hyn në hijen e jashtëme të saj duke e lënë të duket pa shkëlqim dhe e plotë.

Eklipsi hënor do të mund të shihet nga kushdo që jeton në Azi, Evropë, Australi dhe Afrikë.

Kur ta shihni në Shqipëri?

Në Shqipëri do të mund ta shihni hënën pak më të zbehtë ose pa shkëlqimin e saj rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Pra sapo të ketë rënë nata, gjeni një hapësirë ku mund të shihni hënën dhe shijoni të gjithë spektaklin që ajo dhuron.

Ndërsa për vende të tjera siç është Amerika e Veriut apo Kanadaja ky eklips nuk do të mund të shihet.

Kjo pjesë e globit do të duhet të presë për ngjarjen qiellore të 5 korriku të 2020 ku do të ndodhë një fenomen i ngjashëm./AgroWeb.org