Fëmijët edhe Nëse Infektohen Nuk Shfaqin Shenja të Covid 19  

339 0

Një studim britanik i Shkollës së Londrës për Higjienën i publikuar në ‘Nature Medicine’ ka dalë në përfundimin se fëmijët kanë gjysmat e shanseve të infektohen me COVID-19 se sa personat mbi 20 vjeç.

Po ashtu studimi thotë se fëmijët zakonisht edhe nëse infektohen nuk shfaqin shenja të COVID-19. Sipas tij, infektimi nga koronavirusi tashmë varet nga mosha i cili është një faktor i rëndësishëm por për shenjat klinike dhe për infektimet, pasi për përhapjen fëmijët edhe nëse nuk kanë shenja klinike ia përhapin lehtësisht personave mbi 20 vjeç, të rritur apo dhe të moshuarve.

Në fakt studimi bazohet në 6 vende, Kanadaja, Kina, Italia, Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut që ishin vende të cilat u prekën masivisht nga koronavirusi. Ky studim mund të vlejë për autoritetet mbi hapjen e çerdheve apo shkollave të arsimit parauniversitar.

Fundi s’ka mbërritur ende

Bilancet e një prej pandemive më të egra të kohëve moderne po shtohen dita ditës dhe ekspertët thonë që fundi i saj ska mbërritur ende. COVID-19 është përhapur në të gjithë globin duke lënë impaktet e veta si në shoqëri ashtu dhe në shëndet. Megjithëse konsiderohet si një virus “i moshës së tretë”, pasi dëmton më shumë të moshuarit, COVID-19 mund të infektojë këdo.

Raste në botë kanë treguar se edhe fëmijë, bebe apo të rinj kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit të tij. Për këtë grupmoshë në të shumtën e rasteve sëmundja nuk është fatale, por ata mund të jenë një vatër transmetimi e rreziku për të tjerët.

 Sa më shumë testime

Organizata Botërore e Shëndetësisë i, këshilloi shtetet e prekura nga ky virus që të kryejnë sa më shumë teste për koronavirusin e ri. Kjo mënyrë do të ndihmonte mjekët të zbulojnë se sa persona janë të infektuar dhe sa janë gjasat që ky virus të përhapet.