Fermerët e Xarrës eksportojnë 95% të Produkteve në Vendet e Ballkanit dhe më Gjerë

380 0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vizitoi fundjavën e kaluar komunën Xarrë të Sarandës, një nga zonat më të rëndësishme në Shqipëri për kultivimin e agrumeve.

Në 15 vitet e fundit, përmes projekteve të ndryshme të USAID-it, fermerët e kësaj zone kanë marrë asistencë teknike, përfshirë aftësimin për aksesim fondesh, me synim rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe hyrjen në tregjet e huaja.

Tani fermerët e Xarrës eksportojnë 95% të produkteve të tyre në vendet e Ballkanit dhe më gjerë.

Fshati Xarrë, në Konispol në skajin jugor të Shqipërisë kryeson prodhimin e agrumeve ne vend, ku numërohen rreth 500 ha tokë të kultivuara me varietete të ndryshme të portokalleve, mandarinave, limonëve dhe qitrove.

Mbështetja financiare e fermerëve të kësaj zone nga programi IPARD në një sërë agregatesh bujqësore që kalon vlerën e 260 mijë euro, ka bërë që produktet “Made in Albania” të jenë më konkurruese.

Nga 30 mijë tonë që prodhohen në vit, 20 mijë prej tyre shkojnë për eksport./ATSH