Fizikanti Më i Madh i Shekullit Lajmëron Krijimin e Racës së Njeriut të Pavdekshëm

800 0

Një nga fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Profesori Stephen Hawking ka shkaktuar habi në veprën e tij të fundit para vdekjes në Mars 2018.

Babai i fizikës moderne parashikon se njeriu i pavdekshëm do të zhvillohet nga pasanikët duke modifikuar ADN-në e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Hawking, autori i Një Historiku të Shkurtër të Kohës, i cili vdiq në marsin e kaluar, shkruajti parashikimet e tij në një koleksion artikujsh dhe esesh.

Sipas burimeve të konsultuara nga AgroWeb.org, shkencëtari paraqiti mundësinë që inxhinieria gjenetike do të arrijë të krijojë një specie të re njerëzore që do të shkatërrojë pjesën tjetër të njerëzimit.

Esetë e botuara në Sunday Times, janë shkruar në përgatitje për një libër që do të publikohet këto ditë.

“Unë jam i sigurt se gjatë këtij shekulli, njerëzit do të zbulojnë se si të modifikojnë inteligjencën dhe instinktet si agresioni,” shkroi ai.

“Mund të ketë ligje kundër inxhinierisë gjenetike me njerëzit. Por pasanikët nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë tundimit për të përmirësuar gjatësinë e jetës, kujtesën dhe rezistencën ndaj sëmundjeve”.

Si është e mundur krijimi i Njeriut të Pavdekshëm?

Në veprën ‘Përgjigje të shkurtra për pyetjet e mëdha’, fizikanti parashikon që përparimet në gjenetikë do ta mundësojnë rregullimi gjenetik.

“Sapo të shfaqen supernjerëz të tillë, do të ketë probleme të rëndësishme politike me njerëz të papërmirësuar, të cilët nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë me të pavdekshmit,” shkroi ai.

“Me sa duket, ata do të vdesin ose do të bëhen të parëndësishëm. Në vend të kësaj, do të vijë një racë e qenieve vetë-rregulluese, gjithnjë e në rritje”.

Parashikimet bazohen në teknika të tilla si Crispr-Cas9, një sistem i modifikimit të ADN-së që u zbulua gjashtë vjet më parë.

Kjo metodë lejon shkencëtarët të modifikojnë gjenet e dëmshme ose të shtojnë të reja. Spitali Ormond Street për fëmijët në Londër ka filluar modifikimin e gjeneve për të trajtuar fëmijët me një formë të pashërueshme të leucemisë.

Ajo që më parë ka qenë e pamundur, tani është realitet. Disa e quajnë ndërhyrje në punët e Zotit, të tjerë e quajnë shkencë.

Por kur parashikon fizikanti Stephen Hawking, askush nuk mund të rrijë indiferent./AgroWeb.org

Shënim i Redaksisë – Burimet e informacionit të publikuar më lart i gjeni në linkun 1 dhe linkun 2.