FRUIT LOGISTICA 2016 | Berlin | 3 – 5 Shkurt

183 0

Më shumë se 2,700 agrobiznese dhe 65,000 vizitorë marrin pjesë në çdo vit në FRUIT LOGISTICA për të bërë të njohur të gjithë potencialin e tyre, përmes këtij panairi ndërkombëtar të produkteve të freskëta, dhe për të shënuar kështu historinë e tyre të suksesit.

Panairi FRUIT LOGISTICA përfshin çdo sektor të biznesit të prodhimit bujqësor, duke ofruar një panoramë të plotë të inovacioneve më të fundit, produkteve dhe shërbimeve në çdo hallkë të zinxhirit ndërkombëtar të këtij sektori. Në këtë mënyrë, ky Panair ofron një rrjet të jashtëzakonshëm dhe mundësi kontaktesh me kompani nga e gjithë bota, për vendimarrësit kryesorë në çdo sektor të kësaj industrie.

Nga 3-5 Shkurt 2016 rreth 2,700 kompani nga e gjithë gama e sektorit të prodhimit, që nga kompani të rëndësishme globale deri te bizneset e vogla e të mesme si edhe organizata nga e gjithë bota do të jenë përsëri të pranishme në Berlin.

Në Panair janë ftuar të marrin pjesë edhe kompani të sektorit të prodhimit nga Shqipëria, për të treguar potencialin e tyre dhe për të zgjeruar rrjetin e kontakteve me kompani ndërkombëtare. 

Spektri i plotë i frutave dhe perimeve përfshin: 

  • Fruta dhe perime të freskëta
  • Fruta të thata dhe arrore
  • Paketim dhe Etiketim
  • Sistemi logjistik dhe i transportit
  • Trajtimi i produkteve dhe ruajtja e tyre
  • Shtypi dhe Media
  • Zgjidhje përmes internetit
  • Sistemi i Kultivimit