Hithra, Spinaq, Lulerradhiqe – Si T’i Përdorni Kundër Lodhjes Dhe Plogështisë

624 0

Lodhja e vërtetë ka të bëjë me më shumë se ndjesia e të qenit të mbingarkuar apo përgjumur.

Lodhja e vërtetë të bën të shtrihesh në shtrat e të harrosh të gjithë botën.

Ajo ka një ndikim të fortë në mirëqenien tonë mendore dhe fizike.

Lodhja është e vështirë për t’u menaxhuar.

Ajo mund të shkaktohet edhe nga depresioni ose niveli i ulët i sheqerit në gjak.

Por nëse ndiheni të lodhur pa shkak, ju mund të shfrytëzoni disa kura natyrale sugjeruar nga AgroWeb.org, që ju rikthejnë në formë.

Lëngu I Patates

Nëse mbani fetat e prera të patates në një kavanoz me ujë të pijshëm do të përfitoni një pije të masur me kalium.

Sipas të dhuenave të AgroWeb.org, ky mineral është jetësor për funksionin e plotë të qelizave dhe çlirimin e energjisë së trupit.

Në mungesë të tij, trupi nuk do të lëvizte siç duhet dhe qelizat nuk do të kryenin funksionin e tyre.

Merrni një patate, lajeni mirë me ujë të bollshëm dhe prijeni në feta.

Vendosini fetat në një kavanoz 250 ml me ujë dhe mbajini gjithë natës në frigorifer.

Të nesërmen pijeni lëngun esëll në mëngjes.

Provojeni për disa ditë.

Hithra Dhe Lulerradhiqe

Të dyja këto barishte janë shumë të pasura me hekur.

Në mungesë të tij, trupi nuk prodhon dot rruazat e kuqe të gjakut të cilat përmbajnë hemoglobinë, një proteinë që shpërndan oksigjenin në trup.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hithra dhe lulerradhiqja janë shumë të pasura edhe me vitaminë C, që nxit një përthithje më të mirë të hekurit.

Për këtë pije, përdorni një filxhan me lulerradhiqe dhe hithra të cilat duhet t’i zieni në një gotë me ujë.

Ziejini për 10 miunuta, kullojeni çajin, shtoni mjaltë  dhe pijeni.

Ky çaj duhet konsumuar dy herë në ditë.

Spinaq Dhe Agrume

Spinaqi është i pasur me hekur dhe mangez.

Një racion me spinaq përmban 39% të dozës ditore të rekomanduar të magnezit.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një racioni me spinaq çdo ditë.

Agrumet nga ana tjetër arrijnë të rimëkëmbin organizmin e plogësht edhe falë aromës së tyre.

Uji me limon për shembull e rivitalizon trupin e lodhur.

Shtrydhni një gjysëm limoni ose limoni jeshil në një gotë me ujë të ftohtë dhe pijeni dy herë në ditë.

Një Këshillë Të Fundit, Por Jo Për Nga Rëndësia

AgroWeb.org sugjeron të konsumoni shumë ushqime me fibër dhe shmangni bukën e bardhë dhe orizin e bardhë që përmbajnë shumë karbohidrate që e plogështojnë trupin./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.