Hoshafi është rezultat i një teknike shumë të veçantë të tharjes së frutave të cilat ose kanë aciditet të lartë ose janë të vrara e jo plotësisht të ngrënshme.

Kumbullat, mollët e egra e shumë fruta të tjera zakonisht bëhen hoshaf.

Në disa zona të Shqipërisë, kumbullat pa bërthamë vihen në varg dhe varen pranë vatrës së zjarrit që të thahen ngadalë, kur nuk është sezon me diell.

Pas tharjes, kumbullat mund të hahen siç janë, mund të hidhen në ujë të valuar për t’u njomur ose të bëhen komposto.

Hoshafi është një ushqim shumë i rëndësishëm për fëmijët sepse ka efekt pastrues.

Komposto apo Hoshafi i Kumbullave

Kompostoja e kumbullave të thara, quhet ndyshe edhe hoshaf, pasi emrin e merr nga kumbullat e thata qe njihen si hoshafka.

Ky hoshaf përgatitet mjaft lehtë në kushtet e shtëpisë dhe ka një shije më të mirë se varianti që shitet në dyqan që zakonisht është shumë i ëmbël.

Hoshafi i kumbullave të thata mund të konsumohet edhe si lëng por edhe së bashku me frutat.

Përbërësit për 4-5 persona

Kumbulla të thata 250-300 gramë

Gjysëm gote ose një gotë sheqer, sugjerohet sheqer kaf

3- 4 gota ujë

Lëngu i gjysëm limoni

1 lugë çaji kanellë nëse dëshironi

Mënyra e përgatitjes

Lajini mirë kumbullat e thata me ujë vakët. Në tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin deri sa sheqeri të shkrihet.

Më pas hidhen kumbullat e thata dhe vihen të ziejnë së bashku me lëngun e limonit për rreth 20-30 minuta.

Shtoni kanellë sipas dëshirës.

Kompostoja apo hoshafi me kumbulla të thata, mund të konsumohet e ngrohtë, në temperaturë ambienti ose e ftohtë.

Mund ta mbani në frigorifer nëse e vendosni në një enë të mbuluar mirë për të paktën 7 ditë.

Vlerat e kumbullave të thata

Për 100 gramë kumbulla të thata: 223 kalori, 0 gramë fibra

Edhe pse me mungesë fibrash, kumbullat e thata kanë një efekt laksativ, pastrues për trupin.

Përveç kësaj, në një kupë ka 2.5 gramë proteina dhe 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur./AgroWeb.org